Drejtori i Mjekësisë Ligjore në RMV: Janë kryer 4 autopsi, deri të shtunën identifikohen 14 viktimat

9 Shtator 2021, 12:45Rajoni TEMA

Drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov është shprehur për mediat se i gjithë instituti është duke punuar në rastin e pacientëve që humbën jetën nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë.

Sipas Stankov mbrëmjen e së mërkurës në institut mbërritën 14 trupa të pajetë dhe deri më tani janë kryer katër autopsi. Ai shtoi se i gjithë procesi i identifikimit të përfundojë nesër ose të shtunën.

“Mbrëmë u sollën 14 trupa të vdekurish, u formuan ekipet menjëherë, filluam punën, 4 autopsi janë kryer deri më tani, ekipet janë duke punuar. Ne planifikojmë t’i përfundojmë ato sot, i gjithë identifikimi duhet të përfundojë deri nesër, më së voni pasnesër”, u shpreh Stankov.

1 komente në “Drejtori i Mjekësisë Ligjore në RMV: Janë kryer 4 autopsi, deri të shtunën identifikohen 14 viktimat”

  1. Popull says:

    Shkoni votoni prapa per shulet dhe BDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje