VIDEO/ Fshihej në pyll, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan në Fier

11 Shtator 2021, 10:27Kronika TEMA

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elton Metajt i cili gjatë mbrëmjes së djeshme vrau me kallashnikov ish-gruan e tij 23-vjeçare, Sabrina Benga.

Ai ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar, ndërsa është dashur ndjekja nga FNSH dhe Shqiponjat për disa orë në mënyrë që ta neutralizonin.

Ky krimi dukej se ishte i paralajmëruar, pasi një vit më parë në shator të 2020-ës, Elton Metaj me një kallash në dorë kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes dhe më pas kishte kërcënuar se do kryente vetëvrasje.

Në atë kohë u deshën rreth 5 orë negociata nga policia që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë kallashnikovin dhe të mos kryente aktin ekstrem. Ai pas kësaj ngjarje u burgos, për tu lënë më pas i lirë në korrik të këtij viti. Ende nuk dihet se si Elton Metaj u la i lirë, duke ditur rrezikshmërinë e tij.

 

1 komente në “VIDEO/ Fshihej në pyll, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan në Fier”

  1. loni says:

    Keshtu ndodh kur drejtesia e kapur keta kriminel i denon me masa minimale…..
    U denua per armembajte pa leje, po automatikun ke e gjeti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje