Tronditet Fieri, 31-vjeçari vret me armë zjarri ish-gruan, në shtëpinë e prindërve të saj

10 Shtator 2021, 23:41Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Metaj, 31-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Denga.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të kësaj të fundit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të saj. Ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit”, njofton policia.

2 komente në “Tronditet Fieri, 31-vjeçari vret me armë zjarri ish-gruan, në shtëpinë e prindërve të saj”

  1. Maloku says:

    Laluci i mutit që vret femra të pambrojtura si zagar.

  2. ??? says:

    Ju hupe fare more Talibane Turqe Otomane po si vritet nje grua nje njeri në kët lloje menyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje