Tronditet Kosova: Konflikti verbal në lokal përfundon me ekzekutimin e dy kandidatëve të PDK-së

8 Shtator 2021, 22:33Kronika TEMA

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i dy politikanëve kosovarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.

Sipas mediave kosovare, ky ekzekutim fillimisht ka nisur si pasojë e një konflikti verbal brenda një lokali në Pejë.

Nuk dihet ende se kush janë personat e tjerë të përfshirë në konflikt që çoi në ekzekutimin e dy politikanëve.

Të vrarë mbetën kandidati i PDK-së për Pejën Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Nga kjo ngjarje i plagosur mbeti dhe vëllai i Astrit Ademajt. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka nisur hetimet lidhur me krimin e rëndë.

“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

 

 

6 komente në “Tronditet Kosova: Konflikti verbal në lokal përfundon me ekzekutimin e dy kandidatëve të PDK-së”

  1. Commies-godless says:

    kjo dhune tipike per arabet e evrops, perfattkec….kocevar-skptar,same shite, innit…lol

  2. RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DREJTE SERBISE SE MADHE

  3. Kapterri says:

    Dhe këta presin tu hapë dyert Europa.

  4. Tiku says:

    Mafjoze ne pushtet edhe ne KS, ma zi se tek ne.

  5. God-less Commies. says:

    O sa mire me kene shqiptare o heeeeeeej, me xhamadanin vija vija o heeeeeeeeej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje