Vlonjati zihet me nënën dhe i vë flakën shtëpisë: E bëri proçkën, ishte “tapë”

7 Shtator 2021, 21:30Kronika TEMA

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 në lagjen “Partizani”.

Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake nga grupi hetimor që është ngritur për rastin mësohet se flakën shtëpisë ia ka vendosur djali pas debatit me nënën. Akuzën e ka bërë vetë nëna.

E moshuara u shpreh për mediat se djalin e vogël e ka të alkoolizuar. Ajo u shpreh se më parë e kishte dhunuar, ndërsa sot i vendosi flakën shtëpisë.

“Djali është i alkoolizuar, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë “ik nga shtëpia se po vjen i pirë”.

Unë jam grua pa burrë. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Brenda është djegur gjithçka. Djemtë janë në shtëpitë e tyre dhe ky që bëri proçkën” tha e moshuara.

59-vjeçarja bashkë me djalin po merren në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar motivet e debatit në familje.

3 komente në “Vlonjati zihet me nënën dhe i vë flakën shtëpisë: E bëri proçkën, ishte “tapë””

  1. “E moshuara”???!!! 59 vjece?? Jeni mire mooo???

  2. Edlira says:

    Gruaja qe qenka 59 vjec quhet “e moshuar” ?! ?
    Na mbuluat idiotet qe shkruajne “artikuj”….?

  3. Nje mergimtar says:

    Kur nje personi 59-vjec i thua i moshuar po te tjereve mbi 70-vjec cfar do tu themi?Edhe per etike nuk duhet permendur etiketime te tilla,se tregojme kulture te prapambetur.(na kujtoni kur femije adoleshente thone,plaku apo plaka ime).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje