“Zoti i drogës”, Gjykata e Lartë ekstradon Alket Hatijan në Itali

7 Shtator 2021, 15:23Kronika TEMA

Alket Hatija i konsideruar ndryshe si “Zoti” i drogës do të ekstradohet drejt Italisë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Lartë, pasi ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Durrës.

“Ndryshimin e vendimit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Durrës. Lejimin e ekstradimit te shtetasit Alket Hatija në shtetin italian për efekt të ekstradimit të vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 të Gjykatës së Apelit Milano Itali”, thuhet në njoftim.

Në Shqipëri Hatija ka bërë 16 vite burg për trafik droge, kurse në Itali është dënuar me 20 vite të tjera nga Apeli i Gjykatës së Milanos.

3 komente në ““Zoti i drogës”, Gjykata e Lartë ekstradon Alket Hatijan në Itali”

  1. Pilo Lala says:

    Mos i ekstradoni, ne na duhen keta lloj trimash.
    Ky e ka manaxhuar shume mire trafikun e droges.
    E cojne ne Itali, te shkelqeje Italia.

  2. GazMir says:

    Ekstradime të tilla janë tradhëti kushtetute. Dhe nazistët nuk u ekstraduan para moshës 90 vjeçare.

  3. Al paci says:

    Ky do ekstradohet se tani eshte nje hice, pa leke pa breke. Po njeher e nje kohe ka qen metevertet zot droge, turpe per shteti shqiptare ky njeri e ka kryer denimin dhe tani ekstradohet po per te njejten veper penale qe ka kryer burgun. Po keshtu eshte po qe pa lek te zbatohet ligji dy fishe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje