Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshti Botanik në Tiranë, ku një motor me dy efektivë policie është përplasur me një makinë.
Ndërkohë sipas policisë, drejtuesi i mjetit është një 40-vjeçar.
“Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motor të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.