I fiku cigaren në gjoks, arrestohet i riu në Tiranë: Fton për kafe ish-të dashurën, por e rreh barbarisht deri sa ndërhyn kamarieri

6 Shtator 2021, 10:17Kronika TEMA

Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e fundit e ka bindur të renë nga Tirana me inicialet J.K se për të nuk kishte asnjë shpresë dhe dritë jeshile në rast se nuk njoftonte policinë.

Kur policët kanë mbërritur në rrugicën ku ndodhej denoncuesja është shtangur nga hematomat e shumta në fytyrë, në krahë, këmbë e madje edhe shenjat e djegies në qafë dhe në kraharor. Burimet policore të gazetës Si treguan se menjëherë janë vënë në kërkim të burrit të dhunshëm që është një i ri me inicialet A.B, i cili mbasi u gjurmua përfundoi në gjendje arresti për akuzën e dhunës në familje.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të drejtorisë vendore të policisë, e reja vendosi t’i jepte fund historisë që nisi në muajin prill 2021 mbas dhunës së papërballueshme, që ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike.

Ajo e njohu partnerin në ambientin e punës dhe i ngjau se ishte personi i duhur. Nuk është menduar gjatë, por ka vendosur të bashkëjetojë dhe brenda mureve ka nisur jeta e vështirë të cilës ajo i ka dhënë fund duke i kërkuar partnerit që secili të vazhdonte rrugën e tij.

“Dhuna e tij ishte pa shkaqe dhe ishte banale, më akuzonte pa asnjë shkak dhe arsye dhe pa asnjë fakt konkret. Në kushtet e marrëdhënies së acaruar në muajin korrik i dhashë fund lidhjes”, thotë e reja në polici.

Sipas dëshmisë së vajzës pranë policisë së kryeqytetit, kur ditët kishin kaluar dhe ajo po përpiqej të merrte veten, ish i dashuri e ftoi për kafe krejt qetësisht

“isha për kafe me shoqen në një lokal dhe i tregova dhe e ftova aty. A. B mbërriti në lokal dhe më pas më kërkoi një çast të shkoja pak tek makina e tij.

U shkëputa dhe në momentin që hipa në makinë, A.B mbylli mjetin dhe filloi të më godasë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup. Po përpiqesha të mbrohesha dhe në këtë çast m’u shkul njëri nga thonjtë që e mbushi këmishën e A. B me gjak”.

E reja kujton për këtë rast se pikërisht bërja pis e këmishës e ka inatosur akoma më tej ish të dashurin e saj.

“Që prej këtij momenti ai nuk ndalonte duke më qëlluar barbarisht dhe gjatë kësaj kohe dëgjova zërin e shoqes që nga xhami bërtiste dhe kërkonte të hapte derën e makinës”.

Gjatë këtyre përpjekjeve të mikes, vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e të akuzuarit dhe ka nxituar të dalë jashtë. Por ky nuk ishte fundi.

Ish i dashuri ka vijuar kërcënimet në telefonin e mikes duke i përmendur se në rast njoftimi të policisë edhe ajo do kishte të njëjtin fat. Me ditët që po kalonin, ish i dashuri i vajzës ka gjetur si shkak sendet personale për të ritakuar J.K.

“Erdhi poshtë shtëpisë dhe kërkonte disa veshje që i kishte lënë aty dhe me pretendimin se nuk po i jepja rrobat më goditi derisa doli kamerieri dhe e ndaloi”, kujton kallëzuesja.

E bindur se nuk kishte më asnjë shpëtim prej tij, J. K vendos të marrë një banesë tjetër me qira, për adresën e të cilës nuk do t’i tregojë askujt.

Por ndërkohë që po bënte gati kutitë ka rënë sërish telefoni dhe pavarësisht se ka tentuar ta shmangë, ish i dashuri e priste në rrugicë.

“Më tërhoqi në një vend të errët dhe më rrahu. Fillova të qaj dhe ju përgjërova që së paku të më linte të merrja shoqen time. Ai më fiku cigaren e ndezur në gjoks duke e shtypur sa mundi dhe duke më sharë u largua”.

Policia thotë se e njoftuar nga e reja ka konstatuar në trupin e saj nxirje në pjesën e fytyrës në të dy sytë, djegie në formë sferike në qafë dhe në kraharor, të nxira në ballë, skuqje poshtë veshëve në dorën e djathtë dhe gërvishtje në krahë e në duar.

Menjëherë sapo ka gjetur adresën e dhunuesit policia nuk ka hezituar por e ka arrestuar teksa ai është justifikuar menjëherë.

A.B tha; dhuna ka qenë reciproke dhe ajo më ka goditur, herën e fundit bëmë debat për rrobat dhe në nerva e sipër i hodha cigaren e ndezur që ju fik menjëherë.

Por policia deklaron se pavarësisht kësaj dëshmie, A. B, nuk rezultoi të kishte asnjë shenjë në trup që do ta vërtetonte këtë alibi ndaj dhe e arrestoi  për dhunë të përsëritur ndaj ish të dashurës.(SI)

12 komente në “I fiku cigaren në gjoks, arrestohet i riu në Tiranë: Fton për kafe ish-të dashurën, por e rreh barbarisht deri sa ndërhyn kamarieri”

  1. Une jame Ahmed Kalaja nje hoxhe terroriste says:

    Keta kriminela barbare Turqe Talibane Otomane duhet lidhure me zinxhire dhe hjellure në dete… barbare

    1. Vrana says:

      Kafshe e padobishme.Te kalbet ne burg.Fisi i asaj cupes tja beje fytyren me te zeze se kepuca ketij maskarai.

  2. Tropojani says:

    Idiot komplet!
    Shpresoj vajza ta marrë veten nga kjo që i ka ndodhur, paç forcën e duhur.

  3. Ilir says:

    Nuk preket femra mor…

    1. Artani says:

      Nuk preket femra?!
      Persene mund ta shpjegosh?
      Po e filloj une te te ndihmoj njecik… Perse femra rreh femren, apo e rreh pa te prekur?!
      Disa keshilla qe te mos arrini kurre der tek rrahja.
      1.Beni kontrate martese
      2.Nqs ke pasuri te patundeshme dhe te tundeshme, shkruaji me perpikmeri te gjitha ne kontrate
      3.Deklaro rrogen tende dhe te gruas cdo vit
      4.Deklaro muaj per muaj der ne qindarken e fundit se sa eshte pjesmarrja jote ne cdo gje qe blini kur jeni bashke
      5.Frikacakun nuk e gjau kurre nena, te saktin nuk e pa kurre xhepi me meshire.
      6.Behu burre! Respekto veten!

  4. Toni says:

    Car jane keto kafshe kshu mer jahu. Si mbahet tjetra me zorr?! Ky duhet cu ne burg e duhet q. 3 here ne bythe para buke. Legena muti. Boni te fortin me femrat…

  5. Bredhi says:

    Ku i ke mente mon vajze.Po perse nuk i dénonçons Kaya kopuk injorante!!!?Perse beheni kaq te donnera!!!?Kurre mos u gjente burre i tille.Me c’preteks e mban ate injorante ,i fléten i pergjigjesh ne telefon!!?Duhet te reflektosh vajzen.Behu me e pergjegjshme per veteveten.Te dhjefsha burrin me te Colin je njohur!!!!!

  6. ABC says:

    Njerez te tille duhen varur per gjuhe……
    Si ore i fik cigaren ne trup o zog k… e.

  7. Kavajs says:

    Ste rreh njeri kot po hë
    Ka ber pa ka gjetur

    1. am says:

      Po ka bere gje , lere. Shko gjej tjeter. Ska pune ta preke me dore. Kur e rreh vetem sa tregon qe sje per femer. Je kok k.

  8. Shqiptar says:

    Kavajs o pler kush te ka lindur ty mor kric gomari .O taleban gjak qelbur .

  9. Nje mergimtar says:

    Keta jane te rinjte e lindur e rritur ne vitet e demotakercita.Mungesa e zbatimit te ligjit,dhe frika nga hakmarrja e ketyre njerezve pa ndjeshmerine minimale njerezore po e ben vendin tone si nje vend qe qeveriset me kuran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje