Ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, Nikolin Huba i cili u plagos ditën e sotme në Shkodër, është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Huba sapo ka dalë nga salla e operacionit është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e di kush janë autorët apo përse e kanë plagosur.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Une nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, pranë Shkollës Pyjore në qytetin verior të vendit. Si pasojë e të shtënave me të paktën 5 plumba, Nikolin Huba u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Të gjithë keshtu thonë. “Nuk kam konflikt me askënd”.
Pastaj, del konflikti, që aty ku eshte fshehur.
Po e kanë qëlluar nëpër këmbë, e sigurtë ështe pëe një paralajmërim.
Atë e di ai dhe po mundi ta zbulojë policia.
Eshte fare e thjeshte ose bandat e PD ptra aresye politike ose vendi ku punon !Policia duhet te zbardhe shue shpejt motivin dhe autoret sepse “banda e Lulit” do te perserise ate qe bente Saliu ku vriste naten e diten te qante!Vetem destabilizimi i Shqiperise dhe ardhja e mercenareve te Bukoshit(me falni te Al binit) mund te ridjegin Shqiperine e ta rimarin hajdutet e vrasesit perseri kete vend!Atyre u erresohen syte nga ndryshimet dhe jane tejet te irituar sepse nuk mund te dhjesin me e shurrosin poshte Lanes ne Tirane!
Ndaj policia duhet te veproje sa me shpejt!Ky ka qene nje paralajmerim per vrasje politike per te trembur te tjeret.