Ky është momenti kur autori vë eksplozivin në makinën e parkuar të policit në Durrës, Lulzim Kastrati. Sikurse shihet edhe nga pamjet lënda plasëse është vendosur në rrotën e parë të makinës nga ana e shoferit.
Sapo mbaroi ‘misionin’ e tij autori u largua me vrap. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Sasia e vogël e lëndës plasëse në mjetin e parkuar para banesës me qira të policit shpërtheu, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Në komisariat u shoqëruan disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Një ndër pistat e hetimit për sulmin ndaj Lulzim Kastratit është pikërisht për shkak të detyrës.
mos ia ka vene cuni i xhajes edhe ketij se keta maloket jane bere kaq te pabese , sa te beses kane qene te paret e tyne