Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Durrësit, Agron Gjana pas dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
Nga Edmond Hoxhaj
Prokurori i Durrësit, Agron Gjana është dorëhequr nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në kuadër të procesit të rivlerësimit të tij. Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për mbarimin e statusit të magjistratit të prokurorit Gjana për shkak të dorëheqjes së tij, Komisioni ka vendosur të ndëpresë vetingun ndaj këtij subjekti rivlerësimi, si dhe t’i heqë të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vite.
Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se hetimi administrativ për prokurorin Gjana ka filluar më 12 nëntor të vitit 2019. Më 6 korrik, trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Genta Tafa(Bungo) ka vendosur të mbyllë hetimin kryesisht për të tria kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
Megjithëse subjektit i janë njoftuar rezultatet e hetimit, ai nuk është paraqitur për t’u njohur me provat dhe dosjet e procedurës së rivlerësimit. Më vonë ai i ka dërguar Komisionit prapësimet e tij për disa gjetje dhe njëkohësisht ka kërkuar ndëprerjen e procesit të rivlerësimit, duke shpjeguar se kishte dorëzuar në KLP dorëheqjen nga detyra.
Gjana ka vazhduar të japë shpjegime lidhur me gjetjet e Komisionit si dhe të dorëzojë prova, duke kërkuar që ato të administrohen në dosjen e tij.
Kur KLP ka dërguar vendimin për “deklarimin e mbarimit të statusit për shkak dorëheqje të subjektit Agron Gjana” si dhe ka konfirmuar mosankimin e tij, Komisioni ka njoftuar Gjanën që të paraqitet në seancë dëgjimore për t’u dëgjuar, por ai ka refuzuar ta ushtrojë këtë të drejtë.
Të mërkurën më 1 shtator, KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Agron Gjana, si dhe t’i ndalojë atij emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Mos se na fiku !!!! Si ka mundesi po ishte krahu i djathte i Llalles, Gines & CO mo….
Vetingu duhet te rrise shpejtesine se me keto ritme gjysma e ketyre si Gjanaj & CO i kap pensioni pa kaluar vetingun. Ja Gjanaj per shembull beri reth 5 vjet “kap ca te kapesh” pasi filloj vetingu
Po mire po pasuria e tij dhe e qindra gjyqtareve,prokuroreve,seksereve,krimineleve,kontrabandisteve,kutivuesve te drogesetj,etj e vendosur me kercenime e ryshfete,si do te behet??
KETIJ VENDI DHE KETIJ POPULLI NUK KA PER T’JU KTHYER KURRE DINJITETI.
LARG NGA SHQIPERIA!
Pergjegjesija ne keto 31 vite ; ashte e PD e PS e LSI te gjthe qe kane pase poste drejtuse ; e+ te drejtesise gjykac e prokuror; duhet te kalojne ne site te imet ; duhet te dorezojne pasurite ; qe grabiten ; hajdutet te veshur me pushtet; bajne plazhe ne vila ; e jetojne ne tynele modern.
ADRIATIK LLALLA ,ROVENA GASHI,AGRONGJANA , 3- SHJA E PLERAVE TE PROKURORISE.SE GINA HA DHE KA NGRENE PERSHESH KUR GRUAJA ROVENA GASHI I PALLOHEJ ME LLALLEN.
BURRA LEGENA, PA DINJETET, DUAN DASHNORE KETA FUNDERINA.
GJANA DO JETE SHERUAR NGA HEMOROIDET THUA? PSE PO E JEP DOREHEQJEN.
PO DRITAN GINA NGA SE DO JETE SEMURE? SE MOS KA ROVENEN ME HEMOROIDE ?HAHAHAHA
TE FALA MI BEJ TIKUT O GJANA ..SE NE REC DHE TIKU ME HEMOROIDE DO BEHET HAHAHA