Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me operacionin “DOBRA” në Spanjë, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, ku ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Çuçi thekson se hetimet nuk do të ndalen, por do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.
Reagimi:
Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.
Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.
Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.
Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ca do me thene DOBRA?!?!?!
Pjesetaret e grupit kriminal jane shqiptare apo sllave??
Dikush ketu nuk eshte treguar profesional sa duhet…ose jane gazetaret qe kane raportuar ne menyre te cunguar lajmin ose policia spanjolle ose ajo gjermane ose Europol !
Se sa per tonen e dijme qe eshte ajo qe duam…profesionale vetem kur vjen puna per te ulur breçkat per 2 mije leke te vjetra para “biznesmeneve” tane apo falas perpara te huajve