“Skema për azil”: I vendosi tritol makinës së kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, gjykata lë në burg vëllanë e Elton Debreshit

31 Gusht 2021, 13:42Kronika TEMA

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Debreshin, pasi akuzohet për vendosjen e tritolit në makinë e vëllait të tij minator dhe ish-kandidat për deputet, Elton Debreshi.

29-vjeçari Alfred Debreshi u arrestua tri ditë më parë, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ai i vuri tritol makinës tip “Benz”, në pronësi të Elton Debreshint, teksa mjeti ishte i parkuar në banesën e këtij të fundit. Elton Debreshi është aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova dhe  përgjime ambientale mes vëllezërve ku flasin për ngjarjen dhe e pranojnë atë. Nga të njëjtat burime dyshohet se vëllezërit do ta përdornin ngjarjen për të kërkuar azil jashtë shtetit.

1 komente në ““Skema për azil”: I vendosi tritol makinës së kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, gjykata lë në burg vëllanë e Elton Debreshit”

  1. Olti says:

    E njejta gje me mirditorin i cili organizoje prishjen e flamurit Turk tek hidocentrali. Edhe me kete rast e shfrytzoj per te bere letrat ne France. Sikur i rrezokohej gjoja jeta ne Shqiperi.Pas prishjes se flamurit Turk.Idiotesit shqiptare per te bere letrat per te lare halet e Europes nuk kane fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje