Vodhi ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientëve me Covid-19, arrestohet infermieri i Spitalit të Korçës

31 Gusht 2021, 10:26Kronika TEMA

Policia e Korçës ka arrestuar një infermier, i cili ka vjedhur në spital ilaçe dhe pajisje mjekësore të pacientëve me Covid-19, me vlerë mbi 1 000 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Farmacia”, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi N.C., 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

2 komente në “Vodhi ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientëve me Covid-19, arrestohet infermieri i Spitalit të Korçës”

  1. L'imperatore Diocleziano says:

    Shoh rrushi – rrushin e vjedhin te gjithe.
    Kap c’è mundesh,

  2. Loni says:

    Turp qe njetez te tille punojne he shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje