Megaoperacion Shqipëri-Spanjë kundër kanabisit. Arrestohen 107 persona, kryesisht shqiptarë

1 Shtator 2021, 11:30Kronika TEMA

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

Komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez, deklaroi: “Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it.

3 komente në “Megaoperacion Shqipëri-Spanjë kundër kanabisit. Arrestohen 107 persona, kryesisht shqiptarë”

  1. Drini says:

    Kunatin e Majlinda Bregut, Visin, e keni peshkuar ?

  2. Denisi says:

    Nul ka vend ne europe qe nuk ka gjurme te shqiptareve. Sa poshte qe ra ky emer….

  3. tironsi says:

    pastaj bejne si kriza nacot ka bo burke o daku.. hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje