Skandali me uniformat e policisë, ish-drejtoresha e arrestuar i kërkon SPAK-ut celularin e sekuestruar

2 Shtator 2021, 11:47Kronika TEMA

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, i kërkon SPAK t’i ktheje telefonin e sekuestruar pas arrestimit të saj.

Naqellari po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë. Kërkesa e saj për kthimin e sendit të sekuestruar shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme.

Naqellari u arrestua në 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e saj për zbutje të masës së sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje