Tritol makinës së policit në Durrës

3 Shtator 2021, 08:46Kronika TEMA

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17 të këtij qyteti. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në mjetin e parkuar para banesës, së një punonjësi policie. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje