"Autorët mu afruan me motor, më qëlluan me silenciator", ish- kreu i PS-së në Shkodër tregon momentin e atentatit

7 Shtator 2021, 09:31Kronika TEMA

Ora News sjell dëshminë e Nikolin Hubës, anëtar i këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës si dhe përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur  të shtunën e 4 shtatorit.

Huba tregon se autorët kanë qenë me maska dhe e kanë qëlluar me silenciator:

“Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan. 

Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje.  Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator.” 

Ai mohon të ketë konflikt me njeri ndërsa I kërkon policisë të zbulojë autorët:

“Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Kam 150 vite që jetoj në Naraq. I kërkoj policisë të zbardhet çështja”

Huba ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje