Policia në Durrës ka goditur dy raste të falsifikimit të rezultatit të tamponëve duke vënë në pranga pesë persona.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur gjithashtu se për rastet është proceduar penalisht një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës;
A.C., 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës.
Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qën të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.
Po nga këta struktura, u arrestua në flagrancë për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetësja A. B., 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, shtetësja O. S., 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.
Këta shtetase në bashkëpunim me njëra-tjerën, duke qënë të punësuara pranë një agjensie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.