Çudia: Prokurori “magjistar” i Lushnjes, i jep hua 50 mijë euro një qytetari, i merr 110 mijë euro

7 Shtator 2021, 11:48Kronika TEMA

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla.

Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me ‘drejtësinë’, paska bërë edhe ‘bankën’ duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.

Prokurori deklaron se i ka dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, kontratë për 5 vite.

Shtetasi A. K ka marrë 50 mije euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin.

Që do të thotë se shtetasi do jepte 1 mijë euro në muaj interes tek prokurori.

Huamarrësi do t’i paguante prokurorit 60 mijë euro interes, ose 110 mijë euro për 5 vite, pra 60 mijë euro mbi huanë e marrë, bën me dije Report TV.

Prokurori ka sqaruar se shtetasi A. K nuk merrte dot kredi në bankë se i kishte të bllokuara dhe ai e ka ndihmuar.

Nga ana e KPK nënvizohet se me kontratën e huasë në dhjetor 2016, prokurori ka nisur të banojë në apartamentin që kishte lënë peng A.K tek prokurori.

KPK thotë se prokurori Dyla 50 mije euro nuk i ka deklaruar në 2016-n si hua të dhënë e as burimin e të ardhurave.

Në rubrikën të dhëna konfidenciale ka shkruar vetëm numrin e kontratës dhe asgjë tjetër.

Në veting ka deklaruar se janë të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes

KPK thotë se po bëhet hetim vetëm për pasdurinë edhe pse Dyla ka kërkuar riçelje hetimi edhe për kriterin e profesional dhe integritetin moral.

Sipas KPK, do të vlerësohet çdo provë dhe në qoftë se do të jenë bindëse do të vendoset nëse do të riçelet apo jo hetimi.

Arben Dyla është prokurori i cili ka hetuar edhe pretendimet e serbëve për shtëpinë e verdhë në Mat për trafik organesh.

10 komente në “Çudia: Prokurori “magjistar” i Lushnjes, i jep hua 50 mijë euro një qytetari, i merr 110 mijë euro”

  1. Kalec Dega says:

    Kush eshte ky?
    Duket sikur eshte ushqyer me geshtenja dhe patate.

    1. What a face! says:

      ?????????
      Surrat prokurori ky? Nga mbiemri nuk duket “gështenjaxhi”. Por ku i dihet.

    2. k says:

      Fshatari , hajdut i korruptuar dhe degjeneratë, meriton togën e pushkatimit vetëm për krimin financiar të fajdeve, pa llogaritur ça bërë në gjykatë.

  2. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Kete sistem drejtesi ndertoi heroi legjendar Sali Karaxhiç Berisha; dergojani Arjan Staroves se ka pune akoma me komunizmin qeni e biri qenit! Vuan Shqiperia, vuajne shqiptaret e ndershem e te sinqerte nga keta kriminele politik e jurista!

  3. azbiu says:

    Hua marja dhe hua dhenia jashte institucineve bankare me interesa denohet burg .ska nevoje per veting.

  4. NAIMI says:

    vetem fakti i dhenies se fajdes mjafton per ta denuar, por keta jane prokurore qe nuk njohin asnje ligj, vec maliqin.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Po si o NAIM nuk e ditkan ligjin juristet e vetingut dhe na i ditke ti…? Ata vendosen te hetohet nese eshte e vertete kjo huadhenie me faide dhe pastaj , pasi te verifikohet si e vertete , sigurisht qe mjafton si fakt per ta perjashtuar prokurorin nga drejtesia , madje edhe per ndjekje penale .

  5. Nevojtore hesapi says:

    O kokeqypa, 2% eshte norma mujore. Norma e interesit shprehet gjithmone vjetore. Ne kete rast ka marre 24% interes ne vit ky “fajdexhiu”. Nje hajdut me shume ne nevojtore. Ku eshte lajmi ketu?

  6. anticensurë says:

    me interes 2%,në muaj??
    shumë lirë ja paska dhënë!!
    unë kujtova se ja kishte dhënë në ditë!!
    2% në muaj është i barabartë me 24% në vit!!
    kjo është thjeshtë fajde kriminale!!ky prokuror përveçse e ka dhënë fajden pa paguar taksa mbi fitimin që ka arritur,ka dhe paturpësinë ta quajë kredi!!ta bëjë një person normal dënohet menjëherë,ta bëjë një prokuror duhet “pushkatuar” në vënd!!
    përveç heqjes së liçncës si jurist,shkarkimit nga puna ai duhet dënuar për shfrytëzmi me anë të fajdesë të një personi në vështirësi ekonomike!!

    1. Operacioni Zjarri says:

      24 % ne vit? Institucionet “bankare” si IUTE etj aplikojne interesa me te larta se ky prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje