Yuri Kim: SHBA do vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi

7 Shtator 2021, 17:48Kronika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Rama vendosi ta zëvendësojë Gjonajn me Ulsi Manjan, e megjithatë ajo mbetet ministrja më jetëgjatë si dhe femra e parë në këtë post, ashtu siç nënvizon edhe ambasadorja Kim e cila thotë se e ka falenderuar Gjonajn për kontributin e saj për reformën në drejtësi.

“Takova Etilda Gjonajn për ta falenderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standartet e BE dhe afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA”, shprehet ambasadorja Kim.

3 komente në “Yuri Kim: SHBA do vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”

  1. GazMir says:

    Asnjë shtet në botë nuk shkruan për ambasadorin Amerikan (pushimet, shëtitjet, takimet), se kuptoj përse e bejme ne. Lista e zez dhe non grata te disa shtetasve tanë janë gabime që duhet ti luftojm të gjith dhe jo te bejme sehir.

  2. God-less Commies says:

    Ku-kumjacka …te mendoje per reforma ne SHBA qe po i ngjason per dite e me shume Kines.
    =
    lol

  3. Kanguri dykrenor says:

    Pse na e mërzite Ulsiun oj Kimete me kete foto? E ka stekën e lartë kjo ish ministrja ( zbulimi I Xhafes ) 800 euro nata dhe burrin hajdut me çizme. Te fala nga Toma dhe Qife Rakipi. Te premte kabuni me oriz te kuq. Mos harro!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje