Sherri për pronat, plagosen dy vëllezër në Shkodër

8 Shtator 2021, 10:17Kronika TEMA

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur në Shkodër. Mësohet se pas një sherri për pronën kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda.

Sipas policisë së Shkodrës Lad Gruda është plagosur me sende të forta, ndërsa vëllai i tij Ilir Gruda është plagosur me armë.

Autor i kësaj ngjarje dyshohet se është Xhevahir Fikaj, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Dy vëllezërit mësohet se janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje