Gjendet një kufomë e dekompozuar në Tiranë

8 Shtator 2021, 12:33Kronika TEMA

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në fshatin Balticë të Tiranës. Burime nga vendngjarja thanë se trupi i pajetë është i dekompozuar.

Policia bën të ditur se kufoma është gjetur rreth orës 09:45 të mëngjesit të së mërkurës.

Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje