Ndodh në Tiranë, i riu rreh nënën për t’i marrë paratë

9 Shtator 2021, 11:29Kronika TEMA

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi D. P. përveçse e ka dhunuar të ëmën, i ka vjedhur edhe një shumë parash dhe sendet e saj personale.  Ai ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje dhe vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Ky shtetas në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i ka vjedhur një shumë parash dhe sendet personale nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushëririt të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

5 komente në “Ndodh në Tiranë, i riu rreh nënën për t’i marrë paratë”

  1. Tirana says:

    Njeri pa vlera shoqerore nje kafshe qe duhet ti gjendet vendi nga organet e shtetit .Nuk u mbaruan debilat ne demokracine e stolisur me droge e kanabis ,po kam harruar se shqiptaret kane vendin e pare ne bote per perdorimin e budallekut ja kane kaluar edhe vendeve qe kane mizerjen jetesore me te madhe ne bote ,nje turp dhe neveri kurre degjon keto dhuna nga te droguarit .

    1. Nje Skeptik i Pademshem says:

      SHume e drejte, shqiptaret ishin me te mencurit e botes ne kohen e Enverit, atehere kur Enverit i vinte “turp” ti lejonte te dilnin jeashte shtetit qe moe t’ua shifte bota bishtin.

  2. Rrofte demokraci !

    Rrofte njeriu i ri i demokrace !

  3. Nje Skeptik i Pademshem says:

    Njeriu i ri i demokracise eshte cuni i njeriut te ri te socializmit. Shume keq babi qe nuk e edukoi.

  4. Miku i Meros says:

    Të paktën të droguarit dhe të dehurit janë të sinqertë, por si i bëhet maskarenjve esëll dhe gjoja “të rregullt e të kompletuar” në dukje?!
    Si të droguar si të padroguar, si të dehur si esëll, si të pasur si të varfër, ne jemi kafshë. MË KEQ SE KAFSHËT. MË DERRA SE DERRAT! Nuk njohim asgjë veç frikës dhe parasë, parasë dhe frikës! Dashuria, respekti, besnikëria, mirësjella, kultura, edukata, janë fallco, maska. Është vërtet një vend qensh. Nuk del dot për një shëtitje herët në mëngjes se vetëm budallenj dhe budallaçka me qen sheh ngado. Që gjoja i kanë në kontroll. Ti ecën mes qenve të egër mes të dhjerave të qenve ngado. Mirë na e bëjnë që po na ngulin pallate ngado. Është ulur këmbëkryq mafia, dhe jo mafia e sofistikuar, por ajo më ordinerja, klasikja, e egra. Ne nuk kemi shtet jo, edhe krerët e partive politike, edhe partitë edhe kryeministria edhe gjithë institucionet, edhe lufta politike, gjithçka është lojë kukullash! Gjithçka! Kujt i plasi ikën apo nuk ikën Berisha nga PD dhe parlamenti?! Kot, sa për shfaqje maskash prapa të cilave fshihet mafia! Poshtë shfaqjes së lojës së kukullave me gjoja pozitë-opozitë, janë fijet e interesave të përbashkëta të të pasurve që nuk njohin parti e pozitë-opozitë. Ata janë një! Populli një “sallë spektatorësh lolo”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje