Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahur idenë që të hapen arkivat e UÇK-së. Teksa ka folur për këtë, Kurti tha se me hapjen e arkivave, do të ndihmohej të gjendeshin të zhdukurit.
“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.
Kreu i Qeverisë ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka çfarë të fshehë, pasi sipas tij, nga përfundimi i luftës, Kosova ka qenë nën administrimit e ndërkombëtarëve, raporton EO.
“Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.
qellimi i vetem i hapjes se dosjes se UCK eshte perbaltja e luftes dhe e UCK sepse do krijoje terren per spekulime, dezinformime etj etj. Ne perfundim te hapjes se dosjeve, pas interpretimeve te VV do dali qe UCK ka qene organizate terroriste etj etj. Por kete askush nuk e kupton ne Kosove, prandaj vazhdoni kosovare, votojeni prape Kurtin se po ben pikerisht ate qe enderron Serbia