Bli iPhone XR RED, përfito çmimin më të leverdisshëm dhe ndihmo në luftën kundër HIV dhe COVID-19

13 Shtator 2021, 16:31Hi-Tech TEMA

Apple nuk është nga ato kompani që i bën shumë reklamë aktiviteteve të bamirësisë apo donacioneve. Pavarsisht kësaj ata që e ndjekin duhet të dinë se Apple është pjesë e iniciativës globale të “Products Red”.

E themluar nga Bono, lideri i grupit muzikor U2 në vitin 2006, kjo iniciativë i jep të drejtën e markës “Product Red” disa kompanive me qëllim mbeshtetjen e “Fondit Global për të lufutar AIDS, Turbekulozën dhe Malarien”.

Një pjesë e të ardhurave nga produktet që mbajnë këtë markë shkojnë për këtë fond global. Nga ana e tij Apple ka qënë një nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm që prej vitit 2006. Kështu po këtë vit, kompania prodhoi një variant të iPod Nano 2d gen, i cili ishte edhe produkti i parë që mbante markën “Product Red”.

Që nga ajo kohë Apple ka branduar me Red variante të ndryshme të kompjuterave Mac, iPhone si dhe aksesorë dhe produkte të tjera si orët Apple.

Vetë Bono ka pohuar se Apple është kontribuesi më i madh në këtë fond me një shumë që deri në 2011 ishte dhjetra milionë USD.

Faqja zyrtare e Product Red ka pohuar gjithashtu që shitjet e Product Red të kësaj kompanie kanë gjeneruar gati 250 milion USD donacione. Që prej vitit 2019 dhe pandemisë së coronavirus, një pjesë e këtyre donacioneve kanë shkuar edhe për të ndihmuar të sëmurët me AIDS, Tuberkuloz dhe Malarie për të përballuar sfidën e Covid-19.

Bashkohuni edhe ju me kauzën RED, blini iPhone XR me ngjyrë të kuqe. Në këtë ofertë të realizuar në bashkëpunim me Mastercard ju e përfitoni me 50% Ulje dhe përveçse do të perfitoni çmimin më të mirë, ju do të merrni përgjegjësinë për të ndihmuar në një nga sfidat më të mëdha të kohëve të sotme.

Hajde! Bli një iPhone që shpëton jetë

Në të gjitha dyqanet Neptun. Oferta është e limituar deri në përfundim të stokut.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje