Edvin Kulluri akuza kreut të PD: Justifiko qëndrimin ndaj Berishës, PD nuk ngre dot kokë

13 Shtator 2021, 11:54Politika TEMA

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të dalë në bazë që të justifikoj qëndrimin e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të cilin e përjashtoi nga grupi i PD.

Me anë të një shënimi në “Facebook” Kulluri shkruan se sido që të shkojnë ngjarjet PD nuk ngre kokë me Lulzim Bashën në krye.

“Leaderi legjitimohet me vote! Lulzim

Basha duhet te dale ne baze qe te justifikoje qendrimin e tij ndaj Berishes pasi vendimi eshte anti statutor!

Pasi vodhi garen per kryetar partie duke u lene vetem 14 dite kohe per fushaten kandidateve te tjere e perjashtuar nga e drejta e votes 28 mije anetareve e perdorur tere drejtuesit lokale dhe qendrore per te marre vota per vete, tashme duhet te perballet me Berishen!

Por ai e di mire qe mbeshtetja e tij eshte e ulet ndaj “merr vendime personale”! Per me teper qe Keshilli Kombetar dhe Kryesia jane emeruar dhe jo zgjedhur duke mos perfaqesuar vullnetin e lire te anetaresise!

A e mban dot karrigen e kryetarit pa u legjitimuar permes zgjedhjeve reale ne PD? JO!

Ndaj sido te rrjedhin ngjarjet PD nuk ngre dot koke me Lulzim Bashen!”, shkruan Kulluri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje