Nikollë Lesi: Rama thirri Çuçin në zyrë dhe i kërkoi që të qëllohet kushdo që cënon jetën e Bashës, do t'ja djegin barutin në gojë demokratët nëse s'e mbrojnë

12 Shtator 2021, 19:21Politika TEMA

Nikollë Lesi ka botuar një editorial ku tregon se Edi Rama ka thirrur në zyrë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe i ka kërkuar të mbrohet jeta e Lulzim Bashës.

Ai thotë se Basha është në rrezik për jetën pas dëbimit të Berishës nga partia.

Shkrimi i plotë 

“Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-liderit të PD-së, Sali Berisha kanë shpërthyer rrjetet sociale, por jo vetëm, që akuzojnë kreun demokrat e ku ka postime shumë të rrezikshme për jetën e tij.

Veprimi i Lulzim Bashës ishte i guximshëm.

Nuk mund të thuhet nëse ishte i drejtë apo jo, por duke e parë në historinë e këtyre 30 vitëve asnjë nuk ia ka punuar kaq bukur dhe egër, Sali Berishës.

Është shamatuar dhe zënë me plotë intelektualë në PD apo është sulmuar, por prapë ka gjetur shtigje dalje, ish-kryeministri Berisha. Kjo që i ndodhi tani me Bashën që e përjashtoi pasi e bëri ministër dhe i fali PD-në, nuk i ka shkuar në mendje as në endërr, Berishës.

Por ja që doli një dhe ia theu turinjtë. E ku ka më mirë se djali politik të të tregojë derën e të thotë “IK tani se të pret SPAK-u!”.

Edhe natën e mbledhjes, ku Basha kishte deklaruar në media vendimin për përjashtimin e Berishës, ka patur tone të forta mes Bashës dhe disa deputetëve, sikurse thuhet se një prej deputetëve e ka goditur Bashën në zyrë.

Ndërsa ku doli vetë Sali Berisha hapur kundër Bashës duke e akuzuar si njeri të Edi Ramës në PD dhe si një i pabesë, ka patur sinjale të kriptuara për jetën fizike të Lulzim Bashës.

Mësohet se shtëpia e tij dhe vila ruhen me përforcime të forta nga Policia dhe forcat speciale. Po ashtu edhe kur lëviz me makinë ka shoqërim nga makina policie dhe me targa civile të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë urdhëruar të qëllojnë këdo që cënon jetën e shefit të selisë blu.

Kryeministri Rama ka thërritur ministrin e brendshëm duke e urdhëruar që duhet ruajtur me çdo kusht jeta e Lulzim Bashës.

Ndërkohë sipas selisë blu Lulzim Basha ka pezulluar të gjitha lëvizjet në rrethe. Ai bën vetëm udhën shtëpi-zyrë në PD duke anashkaluar takimet e tjera, sidomos në rrethe. Në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së, disa kërkuan që Lulzim Basha të dalë në bazën e partisë që ti sqarojë për vendimin ndaj ish-liderit Berisha, por kjo është transkriptuar nga shërbimet sekrete si një kurth ndaj jetës së tij.

Ndaj Lulzim Basha do jetë në shtëpi dhe në zyrë, e natyrisht edhe në parlament ku ka gardë republike dhe polici të shumtë.

Në rrethe nuk del, të paktën për ca kohë, sqarojnë shërbimet sekrete.

Sot ish-kryeministri Berisha bëri thirrje në facebook që të shporrim njeriun e Ramës në krye të PD-së, pra Lulzim Bashën.

Ja se çfarë shkruante Berisha: “Sot demokratët dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike.

Drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj, të rikthejnë me urgjencë PD mbi parimet bazë mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotive të integrimit të Shqipërisë në BE.

Demokrat dhe demokrate, tribuni ynë sot na thërret: kokën lart! Azem ti je gjallë!”– përfundon Berisha.

Kjo thirrje e përkthyer në gjuhën e demokratëve të flaktë e që të djegin barotin në gojë, mbetet si një sinjal lufte.

Ai soji brezi luftarak njeh armën si shpagim!

E mira është që beteja politike mes Bashës dhe Berishës të vazhdojë e le ta zgjidhin mes tyre, por policia e shtetit dhe shërbimet intelegjente të jenë në krye të punës për të ruajtur jetën e kryetarit të PD-së.

Sot ishte Dita e Vrasjes së Liderit të Dhjetorit ndaj të gjithë përkulemi me respekt para emrit të tij madh.

Boll më me vrasje politike!

Boll me krime politike!

Thirrja drejtuar kryeministri Rama mbetet: Duhet të marrësh masa urgjente për jetën e Lulzim Bashës se njerëzit e ish-kryeministrit nuk të falin kollaj, aq me tepër kur iu vret liderin shpirtëror me përjashtim nga PD, parti të cilën ai e themeloi dhe drejtoi vetë.

Ruajeni Bashën, zoti kryeministër!

15 komente në “Nikollë Lesi: Rama thirri Çuçin në zyrë dhe i kërkoi që të qëllohet kushdo që cënon jetën e Bashës, do t’ja djegin barutin në gojë demokratët nëse s’e mbrojnë”

  1. pjeter says:

    Ate qe shkrun Berisha nuk ja ndien fare njeriu,por per ate qe shkruan N.Lesse nuk diet nga i ka ardh informacioni!!!!!
    Rama therret Cucin dhe i urdheron te sharroje kedo qe i tenton tia fuse Bashes? Sigurisht qe Lessie duhet te ishte posht tavolnes,atje ku eshte familjarizuar me ate vend,ose ka pa filxhanin e Nafijes per te qene kas i sigurte dhe i sakte.

    1. Avni Rustemi says:

      Sot eshte dita e pastrimit te Qelbesires se Dhjetorit (Azem Hajdar Hajdarit) nga kjo bote!
      Lavdi dhe nder per ate qe pastroi ambjentin, nga ai bajga hajdar!

    2. Lulezimi says:

      Kjo te kujton mbrojtjen e Pollos kur doli kundra Berishes, si njeri i Nanos dhe atyre prapa tij. Asgje nuk i ndodhi.
      Me Bashen ndonje gje dhe mund te ndodhi sepse sioas njerezve te Berishes “e ke hak”… siç veprohet
      me qenin qe kafshon te zotin.
      Kunder Berishes kane dale dhe te tjere…por ai ka vepruar vetem kunder atyre qe i kishte ngritur vete dhe qe i sherbenin.
      Per Lesin kam nje vrejtje …mjaft me perralla…

  2. Tualet Palla says:

    Z Kryeministër,
    Pasi t’ja rruani Lulqimit, hajde të ma rruash edhe mua. Mos harro maskën dhe Luljeta Bozon. Kimeten mos e merr. Lëre me Tomën dhe Qife Rakipin.

    1. Atdheu says:

      Per Tualet Pallen : z.Kryeminister, pasi tja rruani Lulit, merr dhe plaken e Tualet Palles qe ti lepij dhe topat.

  3. besimi says:

    Gjithe banda e medias lavire po hedh ne loje sajesat e fundit per te “frymezuar” Berishen dhe trushplarer rreth tij duke e paraqitur aktin historik te Bashes sikur e ka urdheruar Rama dhe do ta mbroje Rama! !Ngaterresa nuk do tu pije uje kete radhe. Demokratet jane me SHBA.

  4. Niki says:

    Deri kur do te vazhdoje BASHA dhe BERISHA me lojen e tyre ?

  5. Ka nje shprehje:
    Kol or Kol, ha mut e mos fol.

  6. Pokeristi says:

    “Demokratë dhe “ demokrate,”,popull punetor dhe paqedashes,ka ardhur koha qe imprializmit amerikan t’i tregojmë vëndin.T’a marrin vesh te gjithe se Shqiperija eshte nje shkemb graniti ku do thyejne koken te gjithe armiqte e jashtem dhe te brëndëshëm perfshi dhe tribunin e demokracisë te ndjerin Azem Hajdari.Ja u them me sinqeritet te me besoni mua,absolutisht asnjehere s’kam qenë kaq i sinqerte me ju,sa dhe vete diktatori satrapi sh.Enver do dyshonte jane fjale te tijat keto a do me akuzonte mue hajdut si zografi bis.Do thoni ju ç’është Zografi bis?! Ju a them une.
    Shkoni ne Viçidol t’ja u transkriptojne “ maloket e ndershem dhe te sinqerte”te zones ku kam leh une per here te pare.
    Vete Azemi sot po ti kish bo dredhe plumit do derdhte nji varg me te eger epitetesh karshi meje ndoshta me te egra se ato qe derdhi ne adrese time sa ish gjallë.Une ja kam bo hallall te gjitha dhe sa herë më është dashun ai më ka shërbye për së gjalli e për së vdekmi.
    Merrni vesh o rob te zotit sa e larmishme bohet gjuha jone ne gojen e nje politiqeni!!!….

  7. edi says:

    O Nikoll , ngele fjithe jeten sherbetor, tani e kan kuptuar qe ne kohen e shkelqimit te saje m pa Sandrin ,,,Koha Jone do=o ishte nje pacavure…

  8. Fshataro says:

    “Viktimat janë vrasje nga brenda mitingit, ndistncë shum t’afërtë, kanë pas përdor armë të panjoftuna, çadra pistoletë, thika me helm… Ju e dini. Kjo është teknologji berishiane dhe hajdariste e papame… Nalohet me bo mitinga e me marr pjes ntubime dhe këto gjana luli i di. Po qe se i ka harrue nji kto gjana, ia shpjegon mir emin gjana. Hajt për hajër mitimgu i radjës!

  9. Fshatari says:

    “Viktimat janë vrasje nga brenda mitingit, ndistncë shum t’afërtë, kanë pas përdor armë të panjoftuna, çadra pistoletë, thika me helm… Ju e dini. Kjo është teknologji berishiane dhe hajdariste e papame… Nalohet me bo mitinga e me marr pjes ntubime dhe këto gjana luli i di. Po qe se i ka harrue nji kto gjana, ia shpjegon mir emin gjana. Hajt për hajër mitimgu i radjës!

  10. shqiptar tirone says:

    Ore Nikoll dhe disa te tjere qe shkruani se Berisha e themeloi PD. Ku e keni qellimin? Te mos ishim deshmitare te atyre kohrave edhe mund ta hanim kete idjotesi qe shkruani ju. Po si u themeluaka nje parti nga nje njeri? Per me teper, Berisha ka hyre shume vone ne grupin organizator. Shumica e njerezve qe u perfshine ne grupin organizator ishin bijte e krimineleve komuniste, kursa pjesa tjeter ishin komunista te thekur dhe te aferme karierista. Te gjithe e njohin historine e krijimit. Mos harroni ate qe kishin shkruar “nen drejtimin e shokut Ramiz Alia…!”. Mos harro se Berisha ne fillim s’kishte pranuar te shkonte tek PD dhe ishte shprehur se i kishte dhene nje here fjalen PPSH dhe nuk e tradhetonte.
    Dhe keto i keni shkruar ti dhe shoket tuaj dhe jo une. Prandaj mos na çani…., sepse jeni bere legena. Oh se harrova; e ke lexuar shkrimin e Frrok Çupit ku tregon se ç’kishte bere Berisha qe “te zgjidhej” kryetar partie? Nqs Frroku ka genjyer, atehere nje person me “integritet e karakter” si ty duhej ta kishte demaskuar menjehere Çupin. E bete si puna e Enverit themelues te PKSH.

  11. Sqepari says:

    Shpifesira mediatike, mjer kush te lexon se per te besuar ste beson kush!

  12. Kopeshtari says:

    Besojeni Nikolle Qenin, se ka lindur si Qen e do te ngordhi po si Qen ,duke lehur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje