Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në inaugurimin e TKOB

13 Shtator 2021, 09:07Lifestyle TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me mesazhet e dy prej kolosëve të skencës botërore, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Sopranoja dhe tenori i njohur do të jenë të pranishëm në mbrëmjen gala që do të bëhet për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, pasi ka qenë në proces rikonstruktimi prej 5 vitesh.

“Jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes artistëve  të mi bashkëkombas dhe legjendës së operas botërore Placido Domingo. Falenderim i madh për të gjithë ato breza artistësh që themeluan dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Kur punojmë të gjithë së bashku me të njëjtin qëllim asgjë nuk është e pamundur”, tha Jaho.

“Jam i nderuar të këndoj në ceremoninë “Grand Gala” në inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera  dhe baleti. Është një gëzim i madh për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale me kolegë të mrekullueshëm”, u shpreh Domingo.

Galaja e madhe do të mbahet më 15 Shtator dhe do të pasohet edhe më një mbrëmje tjetër më 16 Shtator./

2 komente në “Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në inaugurimin e TKOB”

  1. Do jet mesiguri dicka e bukur mbremja Galla.
    Shpresojme qe Spanjolli Domingo i akuzuar per ngacmime kolegesh femra ,
    te cfaqi anen e tij me te mire ne kte mbremje dhe treguar shume pak nga zakonet e tija
    para gazetareve qeflleshka shqiptare
    si qeflli P?

  2. Art says:

    A nuk ëshyë më bukur;
    “PËRURIMIN”
    Gazetar leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje