Nikollë Lesi publikon parashikimin: Në fundtetor do të ketë qeveri Rama-Basha, opozitë e vërtetë do jetë LSI dhe 10 deputetë të Berishës. Ja postet dhe emrat

13 Shtator 2021, 13:16Politika TEMA

Nikollë Lesi ka bërë shkrimin e radhës ku tregon parashikimet e tij.

Ai thotë se në fundtetor do të ketë qeveri Rama-Basha dhe se opozitën e vërtetë do ta bëjë LSI dhe Sali Berisha.

Shkrimi i plotë

Edi Rama mori dekret për kryeministër. Do dekretohen edhe ministrat e propozuar nëqoftëse nuk kthen ndonjërin Presidenti Meta.

Ndërkohë dueli Basha-Berisha do të vazhdojë në bazë, por duket se Berisha edhe nëse mbledh firmat me Referendum partiak për të shkarkuar Lulzim Bashën, nuk do t’ia njohë gjykata. Mazhoranca me ndikimet e saj do ti jap të drejtë Lulzim Bashës.

Pra Lulzim Basha mbetet kryetar i PD.

Berisha mund të marrë diku te 10 deputetë nga grupi parlamentar demokrat dhe do të vazhdojë të denoncojë Qeverinë e re Rama-Basha të fundtetorit të këtij viti.

Ndërkommbëtarët dhe sidomos SHBA janë të interesuar për një bashkëqeverisje PS-PD. Preteksti mbetet se vendi nuk ka stabilitet dhe për t’u integruar në BE.

Një argument i pranueshëm!

Ndërkohë Opozitë e vertetë do mbetet LSI dhe Berisha me deputetët e tij.

Por janë pak, sepse nga 140 deputetë, Opozita do mbetet vetëm me 4 deputetët e LSI dhe 10 deputetët proBerisha.
Natyrisht edhe një deputet mjafton për të nxjerrë të palarat e qeverisë. Por prapë Demokracia do rrudhet edhe me tepër.

Kjo është skema që po gatuhet fshehurazi.

Lulzim Basha do jetë zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Jorida Tabaku ministre Drejtësie.

Mundet edhe tre ministri të tjera i merr Basha. Kështu Basha forcohet, pasi ndjekësit e tij do shikojnë interesat e tyre, sepse pushteti është magnet i madh.

Edi Rama mbetet kryeministër.

Ilir Meta vazhdon president, pra nuk shkarkohet.

18 komente në “Nikollë Lesi publikon parashikimin: Në fundtetor do të ketë qeveri Rama-Basha, opozitë e vërtetë do jetë LSI dhe 10 deputetë të Berishës. Ja postet dhe emrat”

  1. Rrumpalla says:

    Nikoll në rast se nuk të del jo në tetor,por as pas 4 vjetësh parashikimi, çfarë do thuash?

    1. Bureto says:

      Ky person asnjëherë nuk duhet marrë seriozisht. Ka qenë pjesë e kllounëve të politikës dhe si i tillë do të shkojë më në fund aty ku e ka vendin, ose në ndonjë cirk në Lezhë, nëse do dërtohet aty, ose ne kopshtin e ri zoologjik qe do hapet sërish së shpejti në Tiranë.

      1. cuf dabjoni says:

        O Mero djali..
        nuk te mjaftonin Avokati I njohur Ngjela dhe konspiracionisti Çako qè merr e e mbush gazetèn me Lehsin
        mos e up pjacèn

    2. Ilirjan says:

      E kuptojme o Mero qe do ti lesh pak hapsire Nikolles.Dikur ka qene shume I lexueshem e i besueshem, por qe kur ja futi Sandri… e ka lene me pasoja…

  2. Iliri says:

    Lesi u be si Nostradamusi por asnje gje nuk i del e vertete.Para zgjedhjeve tha qe Edi Rama do arratiset nga shqiperia dhe po e pret avioni ne Rinas me pas me fantazite e tij cfare nuk tha dhe asnje gje nuk i doli si edhe ne kete rast.Pse ta marri ne qeveri Bashen dhe tja beje si lsi.

    1. pjeter says:

      Haha ne fakt ka nje vit qe ben parashikime ky teveqeli,e bejne me gare me Maliq Lefterin,ky si nje fare gazetari,ai si nje biçim avdalli kush e kush ta kepuse me td rende trapllekun.Mundohen te shkretet por sja u var asnje,nga asnje ane,ju ngelet vetem te bejne “bocchinaret” e politikaneve,ne mos e kan fillu prej kohesh.

  3. taipi says:

    Nikoll futja po….. gri sallat sa te gdhihet dhe kjo nate.

  4. Pilo Lala says:

    Edi ka deputetet e vet te qeverisi i sigurte.
    Se cfare behet ne kampin e PD, eshte nje loje e tyre.
    Edi nuk i pranon Lulin dhe caqe mbane ai mbrapa, as per te fshire halete e Kryeministrise.

  5. Prind says:

    Sa i peshtire je mor burre, llapaqen pa lidhje pffff

    1. lana says:

      @Prind
      …sa i peshtire thua….hahaha
      Shiko sa me nge ka qene Zoti…e ka qendisur me dore…dhe e ka katranosur gjysem per gjysem: As Burre e As Grua
      Shume fytyre interesante…nga goja po llapaqen si grate ne krua duke mbushur uje.

  6. Arben says:

    Si ka mundesi qe qeveri pro evropiane tash 100 vjet vetem Amet Zogu beri. Dihet enveri ku na çoi, por keta pak me mire se enveri bene,ose e bene rastesisht,per inerci,se sdonin nga te shkonin,ishon ne dy mendje. Prandaj duhet te nderrohen elitat politike dhe kjo vlen per berishen,meten,por ne nje te ardhme te afert edhe per ramen,i cili edhe po te doje te qeveris e ka gjasa ta leje vete.

  7. Lesh je says:

    Si t’urdhnosh taj,or Nikoll Leshi,cashtu do t’ behet.Rrnofsh o Nikoll.

  8. Eri says:

    Asgje si del ketij …ky ka rrjedhur.

  9. Alfred says:

    Po zgjedhjet perse u zhvilluan,o fallxhor banal?…

  10. Eduart says:

    Prandaj ky leshi Ka ca muaj qe e Ka kthy pllaken Duke i bere elozhe Rames,paska pa Ender me sy hap per te hyre tek pd ,haroje Rama me Mir shkon ne zgjedhje .PD do ta ngreje kartonin per reformat si ceco.

  11. Mire e ka Nikolla , ne tetor kemi qeverine Rama -Basha , ne dhjetor qeverine , Rama-Basha – Berisha , nga shkurti qeveria Rama-Basha -Berisha -Kryemadhi , kryeministrin do e zgjedhim me LETER ME VRIME , ne 2 mars BESEZGJIDHJA e presidentit ,nga prilli Presidenti do dekretoje zgjedhje te parakoheshme , per t’i c’dekretuar , per t’i dekretuar ne tetor , e keshtu me rradhe !

  12. Irroshi says:

    Sa mendjelehte i kemi gazetaret tane dhe per me teper kur jane dhe pronare mediash onlin.
    Po si mundet PS-ja me kete idjotllekun tend o Nikolle te zhbeje 850.000 e me teper votues socialiste me nje te rene te atij lapsit tend kopjativ. Riji prane Berishes dhe Metes se mos pesojne ndonje traume te re psiqike, se fundi per ta po duket shume afer.

  13. Qemali says:

    Legen njeri ky Lesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje