PDK akuza Kurtit: Shumë lehtë po i trajton kërkesat e Vuçiçit rreth UÇK-së

13 Shtator 2021, 15:24Rajoni TEMA

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është e rrezikshme dhe e papranueshme që kryeministri i Kosovës të ‚pranojë me kaq lehtësi kërkesat e Vuçiqit për UCK-në dhe historinë tonë.

Ai e ka quajtur kurth të Serbisë, në të cilin ka rënë qeveria e Kosovës.

„Është e pabesueshme që diskursi i zhvillumë në Beograd në raport me luftën e UÇK-së dhe akuzave që ata kanë drejtu në vazhdimësi ndaj krerëve të UÇK-së, tash qai diskurs po zhvendoset nga Beogradi në Bruksel dhe në Prishtinë përmes kryeministrit dhe zv.kryeministrit. Të trajtohet një kërkesë e tillë e Vuçiqit me kaq lehtësi  nga kryeministri dhe zëvendëskryeministri, është totalisht e papranueshme. Të kthehet diskursi i Serbisë në Kosovë, përmes kryeministrit dhe të hapen tema shumë të rrezikshme për historinë tonë, mendoj që është e papranueshme. Duhet të jemi bashkë dhe ta mbrojmë historinë tonë më të re“, ka thënë ai

3 komente në “PDK akuza Kurtit: Shumë lehtë po i trajton kërkesat e Vuçiçit rreth UÇK-së”

  1. Drini says:

    Ne Shqiperi, ne tradhetine e kemi ndeshkuar me Avni Rustemin. Bile ne mes te Parisit.

  2. Zeqir says:

    RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DREJTE SERBISE SE MADHE

    1. e drejta e c´do njeriu says:

      o zeqo po mona si e ka emrin sipas asaj tates se paska humor ajo prapashtesa jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje