Ekuipazhi me civilë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë.
Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s të shtunën mbrëma. Kështu përfundoi edhe misioni i tyre historik pas tre ditësh duke i ardhur rreth e rrotull Tokës.
Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. “Misioni juaj i ka treguar botës se hapësira është për të gjithë ne”, i tha SpaceX Mission Control ekuipazhit përmes radios.
“Faleminderit shumë SpaceX, ishte një udhëtim i paparë për ne,” u përgjigj komandanti i misionit Jared Isaacman. Kurse, themeluesi i SpaceX, Elon Musk shkroi në Tëitter: “Urime @ Inspiration4x !!!”
Katër anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga kapsula dhe hipën në një helikopter për t’u ribashkuar me familjet e tyre.
Ekuipazhi i Inspiration4 – Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski, u nisën në hapësirë pak pas orës 20:00 të EST të mërkurën në bordin e një moduli të modifikuar të Creë Dragon nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, Inspiration4 është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët.
Kur thone e te gjitheve ?? C’nenkuptojne ?? Ngjarja eshte e te gjitheve , lajmi , buja ……dhe jo hapsira …….Se sikur na ngaterojne pak moderatoret e Mero Bazes ……..shumat e medha qe duhen per te bere nje udhetim ne hapsire , bashke i kemi ?? Jane te te gjitheve ?? Mos kini mahnine te shkruani gjera galopante , por te jeni te sakte per cfare botoni , jo te rini drejt dhe te shkruani shtrember , por te qendroni shtrember dhe te shkruani drejt …… sot pak gjera jane te te gjitheve ……si psh, ajri qe marim fryme …..te tjerat jane te te pakteve , dhe jo te gjitheve ……..
Arritje shume e madhe kjo…