Nga sot Italia aplikon dozat e treta të vaksinës anti-COVID

20 Shtator 2021, 12:03Bota TEMA

Duke nisur nga dita e sotme Italia do të aplikojë dozën e tretë të vaksinave për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor.

Mediat italiane thonë, se kjo masë pritet të aplikohet ndaj rreth 3 milionë personave.

Ndërsa në dekretin e publikuar, thuhet, se nga data 15 tetor, doza e tretë e vaksinës anti-COVID do të bëhet me detyrim për rreth 23 milionë punëtorë.

Aplikimi i dozës së tretë shihet si një hap tepër i rëndësishëm për shtimin e imunitetit. Studiuesit janë të mendimit që aplikimi i dozës së tretë rrit imunitetin dhe të mbron ndaj varianteve të reja të virusit që janë në qarkullim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje