27-vjeçarja përfundon në operacion pasi mori një infeksion vdekjeprurës nga kafshimi i maces

21 Shtator 2021, 09:14Lifestyle TEMA

Një grua u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni urgjent pasi mori një infeksion potencialisht vdekjeprurës kur macja e saj e kafshoi, ndërkohë që ajo po e shpëtonte nga një rënie.

Kate Gill po shijonte një filxhan çaji të qetë në shtëpi kur dëgjoi një zhurmë të tmerrshme që vinte nga kati i sipërm që tingëllonte si ulërima e  një fëmijë i vogël.

27-vjeçarja nxitoi lart dhe pa dy këmbët e mbuluara me gëzof të maces së saj të kapura në kornizën e dritares.

E tmerruar se Daisy (macja) do të binte në tokë, Kate, kapi këmbët e saj të pasme dhe thirri burrin e saj 30-vjeçar Colin për ta ndihmuar. Duke tentuar ta shpëtonte, macja e kafshoi në dorën e majtë.

Disa orë më vonë pasi shpëtoi Daisy, dora e Kate filloi të fryhej kështu që ajo shkoi në spital, ku mjekët ia pastruan plagën, i dhanë tetanos dhe antibiotikë për të trajtuar infeksionin.

Pas 24 orësh dora e saj u ënjt dhe ajo filloi të vërente shenja të kuqe që i shtriheshin në krah dhe përfundoi sërish në spital. Ajo iu nënshtrua një operacioni për të pastruar plagën e infektuar e cila rrezikonte dhe jetën e saj.

Kate po ndan historinë e saj për të nxitur njerëzit që të kontrollojnë kafshimet dhe gërvishtjet e maceve dhe t’i kushtojnë rëndësi edhe lëndimeve të lehta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje