Bashkimi Europian duhet të ketë një politikë të jashtme të veten, pavarësisht aleancës me Shtetet e Bashkuara. Kështu thotë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, gjatë një takimi virtual të Partive Popullore Europiane.
Sipas liderit të “Forca Italia”, Europa sot është një domosdoshmëri. “Në sfidat e mëdha planetare do të kemi mundësi të ruajmë interesat tona vetëm nëse jemi të bashkuar. Shtetet e Bashkuara nuk janë më në gjendje që të ruajnë rendin botëror”, tha Berlusconi.
“Përvoja e dhimbshme e Afganistanit konfirmoi në mënyrë dramatike dy aspekte gjithnjë e më të dukshme të shekullit XXI. I pari është që Shtetet e Bashkuara mbeten miq dhe aleatë thelbësor, por nuk janë më në gjendje të garantojnë të vetëm rendin liberal botëror. Aspekti i dytë është që Europa, deri kur të mos ketë një politikë të jashtme të bashkuar, të mbështetur nga një instrument ushtarak europian i fortë, nuk do të jetë në gjendje të kryejë rolin e vet autonom”.
Berlusconi shtoi gjithashtu se e ardhmja e Europës duhet të bazohet në parimet e njerëzve që e bën të madh kontinentin në të shkuarën, si personazhet kryesorë të viteve të pasluftës (L2B) Adenauer, Schumann, De Gasperi, etj.
autonomi te kufizuar
sepse s’mbaheni ju pasanej
te rrshqisni nga breket
e filloni e kerceni mbi tavolina bunga – bunga?