Çiftet homoseksuale mund të përballen me 100 goditje me kamxhik gjatë udhëtimit në Maldive

22 Shtator 2021, 09:59Lifestyle TEMA

Një agjent udhëtimesh ka lëshuar një paralajmërim për çiftet homoseksuale pasi disa destinacione të njohura për pushime kanë rregulla strikte dhe nuk pranojnë marrëdhënie të të njëjtit seks.

Andrew Earle tha se së fundmi duhej të paralajmëronte një çift që pyeti për rezervimin e një udhëtimi në Maldive.

Destinacioni luksoz i pushimeve ka rregulla të rrepta rreth marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe megjithëse ka disa vendpushime miqësore për homoseksualët, jo të gjitha vendet janë të sigurta.

Maldivet janë nën Ligjin e Sheriatit dhe shfaqja e dashurisë publike midis çifteve të të njëjtit seks në vendpushim mund të çojë në tetë vjet burg dhe 100 goditje me kamxhik.

Agjenti i udhëtimit tha se është një “bisedë e vështirë”, por agjentët e udhëtimit duhet të pyesin për natyrën e marrëdhënieve të klientëve kur prenotojnë pushime në destinacione të caktuara, raporton Hull Live.

Andrew tha se shumë çifte nuk janë të vetëdijshëm se shfaqja e tyre e dashurisë gjatë pushimeve mund t’i çojë ata në burg.

Po rritet numri i shteteve që po legalizojnë martesat dhe marrëdhëniet e të njëjtit seks, por në shumë vende homoseksualiteti është ende i paligjshëm.

Destinacionet e njohura të pushimeve ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm përfshijnë Maldivet, Barbados, Xhamajkën, Marokun dhe Tunizinë.

Në disa vende, përfshirë Brunein, Iranin, Mauritaninë, Arabinë Saudite, Jemenin dhe në shtetet veriore në Nigeri, dënimi me vdekje është dënimi i përcaktuar ligjërisht për aktet seksuale të të njëjtit seks.

“Shumë njerëz udhëtojnë pa ndonjë problem, por shfaqjet publike e dashurisë si puthja dhe mbajtja e duarve mund të çojnë potencialisht në një arrestim dhe shumë njerëz nuk janë në dijeni”, është shprehur Andrew.

Andrew tha se kur njerëzit rezervojnë në internet, nëse nuk hulumtojnë zakonet lokale siç duhet, ata mund ta gjejnë veten në situata të vështira.

3 komente në “Çiftet homoseksuale mund të përballen me 100 goditje me kamxhik gjatë udhëtimit në Maldive”

  1. Damijan Qukapiku says:

    Kurse shqipnija po pergatit ligjin “futje shkopi gome n byth”, gjoja denim,por kjo do shtoj fluksin e bythqimve vizitor te cilet do jen te knaq nga ky lloj ndeshkimi,edhe denim edhe knaqsi ..e rrall kjo….
    Pasketaj bumi turistik do jehoj mbi ballkan…
    Policija ka porosit sasi t mdha shkopash gome.nga Kina..,
    ..ne pamundsi per t knaq numrin e klientve do aplikohen edhe hunj druni vendas…mundsisht dru ullini me nyje dhe gunga…qe ta ken brenda si biçim bio…
    ..se n shqipni ka hi nryshimi
    ..me hu gardhi çihet bythçimi….jan kto vargjet e rapsodit me çifteli…
    Shqiperija po ndryshon
    Sumçet po e han me gom…….jan vargje te kenges lapçe nga mallakastra …

    1. Enio says:

      Pse more Damijon, ca pune po te prishin homot ty? Ca te prish ty pune se ca bo tjetri ne dhomen e gjumit te vet? A e di se Shqiperia eshte plot me gay? Ta them une, plot, plot.

      1. Ardi says:

        Enio ciftet homoseksuale perhapin semundjet seksualisht te trasmetueshme dhe vdekje prurese sic eshte Sida. Dhe Shqiperia nuk eshte e mbushur plot gay. Nese ti je njeri prej tyre nuk do te thote se jane te gjithe. Sepse perndryshe e gjithe Shqiperia do te rezultonte pozitiv me Sida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje