Muli më në fund ka marr frenat e fushatës së Doktorit.
Detyra e parë e tij është të kontaktojë krerët e rretheve dhe t’i bindë të presin Doktorin në takime.
Pastaj të terrorizojë anëtarët e grupit parlamentar që të mos i dalin kundër.
Sot ai pati një bisedë me Luan Baçin në Fier, të cilin e falënderoi për pritjen e Doktorit.
-Luan të përshëndes. Ke bë një gjë të madhe, ke dëshmuar që je njeri pa kompromis.
Ke kaluar nga Partia e Punës, tek Gramoz Ruçi, tek Sokol Olldashi, tek Lul Basha dhe më në fund e ke gjet njeriun e duhur, që duhet ti jesh besnik gjithë jetën.
-Të falënderoj dhe unë qe me dhe shansin te vdes per Sali Berishen.
Ti e di që unë e kam pritur me vite këtë ditë.
Thosha me vete, ishalla o zot mos më merr pa i shpallur një herë besnikërinë Doktorit.
Se më ka ik jeta dëm me këta të tjerët.
Kur do të bëhesha komunist, bëra tatuazh drapër e çekan në gjoks, dhe pas vitit 90, kam 30 vjet që nuk bëj dot plazh se më duket tatuazhi.
Pastaj u bëra me socialistët, ata humbën.
Sa u bëra me Olldashin, atë e mundi Luli dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi.
Sa u bëra me Lulin ai tradhtoi Doktorin.
Tani shpresoj se gjeta rehat, tha Luani.
-Tani ke gjet njeriun e duhur, or ti, tha Muli.
Unë për vete s’kam pas kurrë dielma.
Kur më pyetën në Komitet Ekzekutiv çfarë do të bëhesh, u thashë “dua të bëhem si Sali Berisha”.
Ata më çuan në mjekësi.
Aty qe shkolla e rëndë or ti, e se merrja dot.
I thashë dekanit:
-Unë kam thënë dua të bëhem si Sali Berisha.
Ai nuk është doktor, është politikan.
-Ke të drejtë, më tha.
Ma firmosën atë letrën e shkollës dhe u bëra politikan.
Dhe ty kështu ka për të të ndodhur.
-Faleminderit shumë Muli. Ta paça borxh për këtë kurajo që po më jep. Ne do të fitojmë, tha Luani.
-Po or ti do fitojmë.
Ik tani se do thërras Bujon dhe Tritanin se kemi takimin e Vlorës e Gjirokastrës.