Situata në veri të Kosovës, reagon Basha: Shqipëria të mos heshtë, nuk mund të tolerohen tanket

25 Shtator 2021, 18:28Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës duke theksuar se është akt kriminal ajo që ka ndodhur së fundmi me djegien e zyrave.

Sipas Bashës këto akte dhune synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Më tutje Basha ka thënë se detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Basha shprehet se nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Postimi i Bashës:

Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

4 komente në “Situata në veri të Kosovës, reagon Basha: Shqipëria të mos heshtë, nuk mund të tolerohen tanket”

  1. Jon says:

    merr Rang Roverin bashke me albinin, ramushin dhe vjosen dhe mesyjani serbeve. po tju shohin juve qe po shkoni do dridhen dhe do i leshojkne te gjitha e do mbyllen neper shtepi krejt

  2. GazMir says:

    Mir e ka Basha, pikave kufitare me ta duhet t’ju vihet kyçi deri në qetsim situate

  3. MOS U MERZIT SE NUK TA NXJER EMRIN VUCICI QE JE UDBASH I SERBISE E CETNIK I AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI
    PATJETER QE PRET TI BESH SHBA SI SALIBANI DHE JO TE BESH SI THOTE YURI KIM

  4. Fatosi-kosove says:

    Dergoje kshilltarin spécial per siguri kombetare serbin fazlliq dhe kerkoj vuqiqit qe te ndalon nese te duket pak vetem fazlliq shkau merrur vesh me sali berishen dhe shkoni edhe ju te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje