Fierza në kuota kritike, nga katër turbina, vetëm një prodhon energji

30 Shtator 2021, 18:22Sociale TEMA

Reshjet e këtij muaji duket se nuk e kanë dhënë fare efektin te prurjet e dy lumenjve kryesorë në veri të vendit që derdhen dhe furnizojnë në Liqenin e Fierzës.

Niveli në basenin më të madh ujëmbledhës me qëllim prodhimin e energjisë elektrike në vend është në pika kritike.

Pamjet tregojnë qartë, sa larg nivelit maksimal që garanton prodhimin e duhur të energjisë elektrike, është situata aktuale.

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Fierza është në nivelin e 271.66 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth 35 m3/sek. Kuota maksimale e këtij liqeni është 296 m.

Për momentin vetëm një turbinë është në punë për prodhim energjie nga katër qe ka HEC-i i Fierzës.

Sipas sallës operative, në Fierzë nuk punohet për prodhimin e energjisë elektrike në tre prej agregateve të saj, në përpjekje për të krijuar rezerva ujore në liqenin e këtij hidrocentrali.

Për rrjedhojë KESH prej ditësh ka nisur blerjen e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar për të siguruar nevojat e konsumit në vend.

Të paktën deri në mesin e tetorit, Fierza nuk parashikohet të prodhojë energji elektrike shtesë, pasi për momentin po tentohet të ruhet kuota e liqenit për të mos arritur në pikën e vdekjes.(A2)

3 komente në “Fierza në kuota kritike, nga katër turbina, vetëm një prodhon energji”

  1. Sufllaqe per te gjithe says:

    Vete Spiropali dhe Ahmetaj te bejne shurren dhe ta mbushin liqenin.

  2. tan says:

    Po te isha si tropojanet dhe kuksianet,do ia kisha kushtezuar cdo lloj qeverie,qe te me rimbursonin cmimin e energjise elektrike min 60% te vleres se saj.

  3. Kosova says:

    Ndertone nje termocentral ne Kukes ,Kosova ka rezerva te thengjillit miliarda ton kubik
    Sepse do jet rrezik per uje qe tani ka ndryshuar klima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje