Sali Berisha: Shkodra, qyteti më i diskriminuar nga qeveria e Ramës

1 Tetor 2021, 18:28Politika TEMA

Sali Berisha ka zhvendosur Foltoren e tij në Shkodër. Para shkodranëve, Berisha ka hedhur akuza kundër qeverisë duke thënë se ka lënë pas dore veriun e Shqipërisë.

Më tej ai tha se qytetarët shkodranë kanë qenë më të diskriminuarit në 8 vitet e qeverisë së Edi Ramës.

“Dua të përulem para jush, martitëve të këtij qyteti, i cili në tërë historinë tonë kombëtare ka provuar se raportin e qytetarëve të tij me të vërtetën e ka patur pa mëdyshje më të drejtë më të, më të saktë se të gjithë shqiptarët. 

Dhe është ky raport i shkodranëve, që e ka bërë Shkodrën qytetin e sakrificave të mëdha për të dinjitet kombëtar, për liri dhe dinjitet njerëz, është ky raport që e bëri Shkodrën epiqendrën e anti-komunizmit.

Është ky raport që Shkodra të ketë martirë dhe shenjtor më shumë se vendet e tjera. Është ky raport, i cili mbetet frymëzues në çdo kohë dhe në më të vështirat për të ngjallur shpresën dhe për të ecur të sigurt në të ardhmen tonë. Unë vijë këtu se Shkodra, përjetoi gjatë tetë viteve të regjimit të narkoshtetit  një diskriminim të atillë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues tjetër. 

Nuk do të gjeni në histori në qeveri që u ka diskriminuar më shumë se qeveria e Tiranës. Po vija e Tirana, gjysmë orë për të kaluar 6 kilometra në grykë shishen, aty kalojnë të gjithë, kalon Kosova. Por për të veriu nuk ekziston. Nuk po ndalem në aspekte të tjera, por do ndalem në vazhdim në takime të tjera”, tha ndër të tjera Berisha

7 komente në “Sali Berisha: Shkodra, qyteti më i diskriminuar nga qeveria e Ramës”

  1. Luli t'a Futi says:

    O Sal, perkulu kur i vrave shkodranet, te kujtohet?! dhe j’a hodhe fajin Gramoz Rucit.
    Pastaj vrave Azemin dhe j’a hodhe fajin Nanos.

    OHEEEUUUEEE… HAAAHAA o bur malsie, shkodranet jan ndryshe nga gjithe shqiptaret e tjere, nuk genjejne.

    OHEEEUUUEEE. HAAAHAA

  2. Lumi says:

    Sali, je kerme, hajdut, vrases, psikopat dhe gjakdhjere!

  3. Drejtesi says:

    Perpiqu sa te dush o pusht por nuk i shpeton dot burgut.ti genjen veten.nendori eshte arrestimi yt.iku koha kur luaje me nervin e kombit.iku koha perca e sundo.shkodren e shkaterrove ti

  4. Neri says:

    D.m.th ra tensioni midis Sales dhe Lulit.Sala po meret me Edi Ramen,kur thote qe Shkodra ka mbetur mbrapa .U be nje fushate e tere zgjedhore dhe nuk tha nje fjale per te fituar PD percse u tha izraelitve qe Luli nuk i fiton zgjedhjet. U mblodh dhe keshilli Kombeter,u zgjodh dhe Luli kryeter dhe nuk tha asnje fjale vetem u kenaq nga etusiazmi kur hyri vet ne salle Qellimi i Saliut eshte te ndaj veriun me jugun,veriu te bsshkohet me kosoven dhe ai te behet mbret.

  5. Baca Azem says:

    E hodhi helmin neperka serbe. (serp-serpente).

  6. Aleksander says:

    Po ça ka ba ky per Shkodren tash 30 vjet??????
    Ska Shkodran qe e beson kyt.
    E kot me hum koh me ta.

  7. Trotski says:

    Mire pra Qeveria e Rames e paska abandonue Shkodren ,Po kur e ke patur Ti Pushtetin Cfare ke BO per Shkodren O Rezil Hosana Baraba???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje