Salianji kundër Berishës: Po të më ftojë në “foltoren” e Korçës, nuk do të shkoj

1 Tetor 2021, 12:14Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte sot i ftuar në Breaking në Top News, ku foli për situatën aktuale të Partisë Demokratike.

I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni se a do të jetë pjesë e foltoreve të Sali Berishës nëse merr një ftesë nga ai, Salianji e bëri të qartë qëndrimin e tij.

Ti me kë je në këtë situatë?

Jam deputet me PD, një nga deputetët më të votuar të Partisë Demokratike. Unë jam në mbrojtje të demokratëve dhe interesave të tyre. Është një situatë e vështirë, se ka njerëz që nga përgjegjës po tentojnë të shmangin përgjegjësinë.

Do ishte pjesë e PD nëse kryetar do ishte Berisha?

Gjasat, apo hipotezat nuk shkojnë. Në parti është zgjedhu me 1 anëtar 1 votë kryetar Basha. Të gjitha debatet janë të mirëprituara brenda për interesat tona, dhe zgjedhjet prandaj bëhen një herë në 4 vite. Diskutimet për drejtimin dhe strategjitë bëhen kur ka zgjedhje, nëse flet pas zgjedhjeve s’ka rëndësi tani, se nëse do merremi me masakrën zgjedhore, nuk ka kohë. Unë kam dalë dhe kundër Bashës, kam mbajtur qëndrimet e mia, hoqa dorë kur Basha mori vendim për djegie mandatesh, por ama isha pjesë e grupit. Tani s’mund ti sulemi partisë për interesa personale, për ego.

Foltorja e Berishës në Shkodër dhe më pas në Korçë. Nëse të fton do jesh?

Berisha është në shtëpinë e vet në Partinë Demokratike, çdo lëvizje i bën mirë PD për të diskutuar se si të bëhet më mirë që të vijmë në pushtet. Por njerëz që për 8 vite i kanë bërë dëm dhe nuk kanë parë një herë derën e PD, patjetër që kam rezervat e mia. Nuk mund të keqpërdorur besimi i demokratëve, as personalitete dhe as ish-personalitete.

Nuk kam asnjë ftesë nga Berisha, kjo tregon diçka. Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara. Edhe për mua ishte vendim i vështirë ai i Bashës, por është vendim kryetari

3 komente në “Salianji kundër Berishës: Po të më ftojë në “foltoren” e Korçës, nuk do të shkoj”

  1. Samiu says:

    O Vinii! Po ce je kaq pilkë bre? Terë jeten karuc mbete

  2. Babalja është shpallur NONGRADA nga PD ja e doktorit, FOLTORJA , sa i rrëndesishëm i duket vetja këtij ,mashtruesi ordinier , pret që Berisha t’i bëjë ftesë !

  3. AGUSH says:

    STA MBAN SUMA SE AI NUK FLET DY HERE.
    HEREN E DYTE E GJEN VEHTEN NE NDONJE REZERVUAR /I ngordhur/
    KY ESHTE MOSTRA PER TE CILIN PLASJE SHUPLAKAT DERI DJE.
    MONSTRA QE E NGRITEN NE MAJAT E PUSHTETIT DHE QE ATYRE QE I DOLLEN PER ALLE KI. ONSTRA I SHQEU E I HENGRI
    DERI SA AMERIKA OSE ZOTI TA NGORDHE KY DO TJU SHQYEJ TE TEREVE JU DHJEMOKAR TEVE DERI SA TJU MBAROJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje