“Ishte tutor i Bashës”, Astrit Patozi: Ndjesa e Berishës është e pasinqertë dhe nuk ka asnjë vlerë!

1 Tetor 2021, 09:05Politika TEMA

Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e ka quajtur Sali Berishën “tutorin e Bashës” dhe ka deklaruar se ndjesa e tij sot, nuk ka asnjë vlerë, pasi është e pasinqertë.

Ndjesa e Berishës nuk është e sinqertë. Në politikë po të reagosh një minutë vonë, nuk të falet. Berisha duhet të kërkonte falje, jo për pushkatimin tonë pa gjyq. Ja kam bërë hallall, sepse do të isha në një batak atje. Sali Berisha nuk ka përse kërkon falje për ne.

Ai ka qenë në mbështetje të çdo vendimi të Bashës, pavarësisht e ka bërë publike apo jo. Gjithë PD e ka mbështetur Bashën, sepse mendonte që prapa tij ishte Berisha. Kur kërkon ndjesë, mos kërko për Patozin, Topallin, por për rezultatet.

Thuaj Lulzim Basha humbi katër herë rresht, pati debat? Jo. Tre zgjedhje të vejdhura brenda partisë së vet, pati debat në parti? Jo. Dogji mandatet, nuk hyri në zgjedhje, pati debat? Jo. Kjo ndjesë e vonuar nuk ka vlerë.

Është më e rëndësishme që u cënove personalisht dhe duhet të ngrihet PD në mbrojtje të sovraniteti, apo kaq humbje rresht 12 vjet, për shkak të Bashës, duke patur si tutor Berishën nga mbrapa?

Është përgjegjësi e përbashkët“, tha Patozi.

1 komente në ““Ishte tutor i Bashës”, Astrit Patozi: Ndjesa e Berishës është e pasinqertë dhe nuk ka asnjë vlerë!”

  1. Opp says:

    Ka qene njesoj edhe tutor i joti, i Topallit dhe i shumices se sherbetorve qe zgjodhi per te domunuar PDne.
    Vazhdon e sillesh si shumica e pedeisteve me Berishen, si maunet me bananen.
    Pergjegjesia eshte e lukunise se pedeisteve pa asnje parim, princip dhe kulture politike dhe per kete jeni fajtore te gjithe si ishdrejtues.
    Vazhdojne akoma si majmune qe vetem duartrokasin hajvanlleqet pa kerkuar kurre llogari dhe pa kuptuar pushtetin qe ka vota dhe mendimi i tyre, te cilin ja kane dhene peng kupoles se maskarenjve.
    Cfare kulture demokratike dhe qytetare keni kultivuar ne 30 vjet ne parti?!
    Vetem berishizem tribal.
    Edhe partia me ksenofobe e Italise, Lega Nord, perballe korrupsjonit te liderit te tyre shpirteror qe kishte themeluar partine, moren fshesat e pastrimit dhe shporrjes se tij ne Kongresin e partise. Pra edhe nje baze rraciste, ksenofobe dhe populiste diti te mbaje qendrim ndaj parimeve qe predikonin dhe ndaj korrupsjonit familjar te liderit shpirteror.
    Ti, Topalli dhe gjithe partia rrini sus perpara Shkerdhenit dhe shkerdhites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje