Për Jozefina Topallin, vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, nuk ishte i papritur nga Basha.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se pastrimi i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n.
Topalli tha se Basha është vetë non grata në SHBA, por i pashpallur.
“Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht.
Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike.
Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje.
Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën.
Pastrimi i PD është bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën.
Absurdi është që ai vetë është non grata, por nuk është i shpallur.
Ai u detyrohet shqiptarëve një shpjegim.
Ambasadorja tha që liderët mbajnë vetë përgjegjësi dhe ne nuk bëjmë presion.
Thika e Brutit ka filluar shumë më herët”, tha ajo.
Po iku Basha dhe kthehet Berisha, PD do t’i ngjaje turmes se Haxhi Qamilit nje trume injorantesh me luge ne brez qe luftojne ne aleance bazhibozuke te tjere te bandes Meta per te fituar garen per te vjedhur…
Funderrinat e shoqerise shqipetare……..