Pyetja që mbështetësit e Bashës “harrojnë” ta bëjnë

30 Shtator 2021, 19:29Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Tonet e larta dhe mesazhet e foltores së Sali Berishës po e ndajnë gjithnjë e më shumë në dysh opinionin opozitar. Në varësi të faktit nëse janë pozicionuar pro Bashës, ose pro ish mentorit të tij, palët po përzgjedhin argumentat që i shkojnë për shtat vetëm njërit nga kampet.

Për të parët, lëvizja e Berishës është e pasinqertë dhe nisur nga motive ekskluzivisht personale. Ata e shohin atë si shprehjen e egoizmit eksesiv të një patriarku të gatshëm të sakrifikojë krejt familjen duke e përdorur si mburojë për vete.

Ata denoncojnë hipokrizinë e zbulimit, pas të vjelave, të tradhëtive, bizneseve dhe pazareve të Bashës me Ramën. Ata nuk e durojnë dot mungesën e ndershmërisë në shpjegimin që jepet tani për dështimet e politikave të ndjekura në harkun e viteve 2013 -2021.

Pra shkurt, sipas tyre, për shtysat personale, argumentat hipokritë dhe qëllimet e dyshimta, aksioni i Berishës e dëmton opozitarizmin.

Krejt ndryshe logjikon krahu tjetër që e sheh peshën e mekatit vetëm tek Basha. Për ta, kreu i PD mashtron kur thotë se nuk kishte rrugë tjetër veçse ti nënshtrohej trysnisë amerikane. Ata nuk e kapërdijnë dot sjelljen prej autokrati qesharak që vendos vetë, pa pyetur kërkënd.

Justifikimet se Berisha është i panjollë, se ai sendërzon historinë e demokrateve, por kushtet na detyrojnë ta vrasim pak, ngjajnë edhe më absurde në sytë e atyre që e shohin Bashën si një lider të kapur peng.

Po ti shqyrtosh një e nga një pretendimet e të dyja kampeve, ato duken sikur janë të drejta. Edhe Basha edhe Berisha kanë hipokrizi, gënjeshtra dhe manipulim në versionin e tyre të ngjarjeve. Ata numërojnë gjysëm të vërteta që po ti përtypësh të shkëputura nga konteksti, i japin të drejtë atij që bën i fundit enumeracionin e vet të njëanshëm.

Kjo lloj përzgjedhjeje selektive shumë e dukshme, si në debatin brenda partiak, po aq edhe në atë mediatik, është e bazuar tek një teknologji e njohur komunikimi. Principi i saj mbështetet tek parimi i thjeshtë i këndit se ku përcakton ta vendosësh kamerën. Ose e fokuson atë tek mëkatet e njërës palë, ose tek ato të tjetërës. Të gjithë refuzojnë të përdorin kamerën këndgjërë që i jep publikut një panoramë të plotë.

Pikërisht për të përfituar një tablo sa më reale, ne duhet ti shmangemi pyetjeve kurth, se kush gënjen më shumë dhe mashtrimet e cilit grup janë më të pabesueshme.

Tani palët kanë hyrë në një betejë politike dhe përvoja na ka mësuar, se sa do keq të na vijë, në Shqipëri kjo luftë nuk zhvillohet asnjëherë në mënyrë të ndershme.

Pra, për të kuptuar të vërtetën, ne nuk duhet të mbetemi peng i dilemës se kush po spekullon tani. Ne duhet të ngrejmë disa pikpyetje të tjera: Kush e frymëzoi dhe kush e nxiti “non grta-n” e Berishës? A nuk ishte Rama ai që e paralajmëroi gati dy vitë më parë? Nga e dinte kryeministri shumë para kohe një vendim të qeverisë amerikane?

Dhe më tej akoma: Mirë frymëzimi mund të jetë nga kundërshtarët politikë të Berishës, po përfituesit cilët janë? A nuk erdhi goditja menjëherë sapo brenda PD-së filloi të qarkullonte ideja radikale e kontestimit të zgjedhjeve të blera? A nuk po fërkon duart Edi Rama, duke e parë opozitën të përleshet mes vetes deri në asgjesim?

Pra një gjë është e qartë: edhe inspiruesi edhe përfituesi i aktit që mban firmën e sekretarit të shetit Blinken është kryeministri. Duke e çertifikuar këtë akt, duke vendosur personalisht për përjashtimin e Berishës, me apo pa ndërgjegjje, Lulzim Basha u bë pjesë e një skeme që përçau opozitën. Ai luajti lojën e Edi Ramës dhe tërhoqi vëmendjen nga diskutimi i krimeve të pushtetit.

Përpara se të vëmë në peshore gjysëm të vërtetat që artikulojnë, qoftë berishistët, qoftë kundërshtarët e tyre, ne nuk duhet të harrojmë të shtrojmë pyetjen themelore, që qëndron në gjenezë të gjithë kësaj historie. Ne duhet të vëmë gishtin mbi arkitektin që skicoi konturet e gropës së varrit për PD-në.

Por, fatkeqësisht, Basha dhe mbështetësit e tij, i shmangen shpënies në thelb të kësaj historie, sepse po të bëjnë këtë, del e qartë se, me aktet që kanë kryer dhe me qëndrimet që po mbajnë, ata çojnë ujë drejt pushtetit të Ramës.

Prandaj thënia e kësaj të vërtete, bërtitja e saj me zë të lartë, nuk ka të bëjë aspak, as me rreshtimin në krah të Berishës, as me marrjen në mbrojtje të trashigimisë berishiste. Sepse edhe me këtë fushatë, të mbushur me plot hipokrizi, dhe të pavërteta, lideri historik i PD-së po tregon se është i njëjti që kemi njohur këto 30 vjet.

Por ama, thënë këtë, atij i duhet njohur një meritë, që qoftë edhe për arsye personale, vendosi të denoncojë njeriun që e ka shndërruar opozitën në fasadë duke u bërë, me hir apo me pahir, zgjatim i skemës së Edi Ramës.

21 komente në “Pyetja që mbështetësit e Bashës “harrojnë” ta bëjnë”

  1. 1 says:

    Bushat meso ca gjera se je komplet injorant SHBA-te para se te hedhin hapin e fundit ,te heqin vizen ose nuk te japin vize kur e kerkon .Shiko reagimin e Berishes kur e tha Rama ,nuk i levizi asnje muskul fytyre se ai e dinte kete.Pyetja me idjote qe ti ben eshte KU E DINTE RAMA.Ti haron qe Rama eshte kryeminister dhe di dhe me shume se kaq.Ne fund bie dhe ti ne perallen e Saliut ,qe influencoi Rama te sekretari shtetit.Ketu e ke dhjere komplet

    1. Niqifori says:

      Ahahahaha, ngaqe i vjen turp të thote “Rama detyroi Departamentin Amerikan të shtetit ta shpalli Berishen person non grata, Andi shkruan : e frymezoi dhe e nxiti !
      Pra Rama frymezon Departamentin Amerikan të Shtetit ! ?

      Sa të rrojme do degjojme ?

    2. Vranakonti says:

      Po e pranojm pe nje moment se eshte ashtu si thot Bushati,se shpallja e Sali Berishes non-grata nga Amerika eshte vepre e Edi Rames.Po mire ka bere Rama,ai eshte kundershtar i Berishes dhe i PD-ke. Saliu ka bere me keq akoma kunder Rames, aq sa tha hapur qe do t’a vrisja me snajper e do t’i benja nje varrim madheshtor Rames.Pak ju duket kjo thenje e Berishes? Rama nuk ka dashur ndonjehere t’a vrasin Berishen. E dyta,akozohet Edi Rama se ka shkaterruar PD-ke. Mire ka bere (nqs e ka bere),ai eshte kudershtar.Sa ka bere PD-ke nepermjet Berishes,Bashes,Metes par t’a shkaterruar PS-te dhe asnjeri nuk tha qe pse Berisha dhe Basha duan te shkaterojne PS-te.Prandaj Bushati te mos haj mut kot.

      1. Sulo Pepja says:

        Bravo Vranakonti!

  2. qytetar says:

    Ndyresira shoku Andi !
    Populli normal i palidhur me pislleqer e tij e urren Berishen.
    I ka bere Shqiperise ate qe asnje pushtues deri tani nuk arriti.
    Por ti muti ne shi vazhdo te marresh rrogen.

  3. qazim says:

    Po po po,ky eshte plotesisht hajvan.Sapo perpiqesh te lexosh ate cfare shkruan me mendimin se do te kete nje gjykim te paanshem e te ftohte prej analisti te ketije konflikti qe eshte i qarte si drita e diellit per te dy keta lugeter,ky birboja e kanalizon tek Edi Rama.Cdo gje qe mendon,shkruan e thote,ka ne fokus vetem nj person Edi Rama.Nuk ka shkrim qe ben e ku ne fokus te mos jete Edi Rama.Duket sikur edhe kur fle,ne enderr i del vetem Edi Rama.O zot cfar capaculi,cfar Shaban Qose qe eshte.
    Po behu njehere o njeri i pranueshem,i lexueshem,normal.

  4. DD says:

    Dhe Andushi bën atë që akuzon të tjerët: e ka ngulur kameran në një majë plehu dhe nuk e luan: si e si të trgojë të pistë ER!
    Mgjs hedh ca nga plehu ku ka hipur e qelb dynjanë mbi B&B, prapë të keqen e ka me ER!
    Qëkurse ER e quajti “kazan”, çfardo të mirë që të bëjë ER, buç(e)-atit asgjë nuk i hyn në sy!

  5. Skrapari says:

    Po té besojmé até qé rama i tha para dy vjetêsh dhe qé andushka e shtron si pyetje “azgjesuse” i bie qé teskeren berishés sê andushkês ia paska preré qeverria e trampit ! Andushka kujdes se po godet plakarruqin dhe po çon dém “mbéshtetjen e repubikanve dhe tè dérguarès sé tyre, kokpalarês”!

  6. Populli says:

    Bushat, ngaqe nuk je GAZETAR, por PARTIZAN, dmth qe vuan nga idolatria, (ose qe ta kane ngarkuar te jesh i tille), ti ndodhesh “Between the Devil and the Deep Blue Sea”, ose sic thote nje kenge popullore “Mut andej e kak ketej” ose: Berisha polli Bashen e Basha pordhi Berishen.
    Ti vete je midis.

  7. Grand says:

    Njerez!
    Andi permend Ramen ne cdo shkrim. E para se e Irene dhe e dyta e dine qe duke i vendos Rames etiketime ekstreme, si ky sot, e dine qe ju ngre Berat Ju!
    E urren se Rama i ka lene ne hije fisin Kapo – Bushati, Dy fise keto qe e kane gerryer kete vend. Grupi i Ambasadores dhe ministrave Kapo – Bushati, Rama i nxorri ne pension dhe nuk ja u vari fare. Gimi Puros, Bushati Amb. Ilir Gjoni e tjere tashme nuk dihet cfare bejne. Ata lulezuan ne kohen e Saliut dhe F. Nanos.
    Andi nga urrejtja eshte gati ta akuzoj edhe Qeverine e Ismail Qemalit.
    Prandaj lereni ne urrejtje e vete. Urrejtja eshte fenomen psikologjik qe con drejte skizofrenise.
    Ne fakt ka nje pergjigje per cdo shkrim te tij: Vota per Ramen! Sa here qe ky kazan shkruan pa lidhje per Ramen.
    Sa per Salen, mendoj se e ka cenuar Ameriken aty ku s’duhet! Amerikanet i mbajne njerezit qe ju sherbejne. Fakt: Amerikanet deportuan 140 mije perkrahsit e tyre ne Afganistan per 2 jave. This is Amerika!

    1. Tuku says:

      Edhe per krizen vrenda PD e paska fajin Rama! Ashtu qofte! Me ty Rama perjete!

  8. pjeter says:

    Patjeter Bushat,Rama eshte fajtor edhe pse ti, linde,u rrite,dhe ngele si koqe po i njejti.Njerzit e kuptojne rendesine qe ka Saliu per ty,eshte po ai strumbullari juaj i Bllokut,apo si e quanit ju,ai “fyelli” i Viçidolit,shume i devotshem pas rraces tende.

  9. t qin says:

    Na plasi ??? tek saliu , tek lulushi dhe tek anal istet qe I lpijn bythen salilulushit. Po knoqemi duke tall koqet me analistat televiziv qe perpiqen te na shesin birishen si me amerikon se amerikonet.Rama me sa po duket I fitoi edhe zgjedhjet e 2029.

  10. Pena says:

    O kelysh i ramizit, bisht qeni je e bisht qeni ke per te vdekur. Sipas teje ameriken e komandon Edi Rama, pt,hu fare e keqe, kellira, kur do shpetoj ky popull nga juve, …..

  11. Bogazi says:

    Berisha ishte i perzgjedhuri i nomeklatures se kuqe qe u pergatit me kujdes ne laboratorin e saj dhe u infiltrua ne demokracine foshnjore shqiptare me sukses per te mbrojtur interesat e saj. Fillimisht kesaj ja arriti duke ngritur larte ne menyre hipokrite flamurin e antikomunizmit per te siguruar perkrahjen e perendimit dhe naivitetin e mjerimin e shqiptareve. Dihet nga te gjithe se pushteti i berishes ishte qe ne fillimet e saj autokratik, klientelist dhe i ngjashem me pushtetin e diktatorit te permbysur ish frymezuesi dhe farketuesi i berishizmit shqiptar. Eshte me se e vertete qe Amerika vonoi t’i jape goditjen berishes per shume arsye por shpalja e tij non grata ishte e domosdoshme per stabilitetin e kombit tone dhe ngritjen e nje drejtesie te re si fillimin e rrenimit te autoritarizmit, korrupsionit dhe banditizmit.

    1. Populli says:

      Koment i shkelqyer nga Bogazi

  12. Shkullaku Uturaku says:

    Pirdh o Ando pirdh te lironesh se je bo kapsllik i gjalle.

  13. Grupi artistik i Bences says:

    U be edhe Vucic zgjatim i Rames, jo me teveqeli i Saliut dhe ish grupi i tij artistik i shpelles me ne krye gjekmutin.

  14. betixho says:

    Më vjen keq për një pjesë të madhe të panelisteve,analistave dhe politologëve të cilët të tjera ide dhe arsye parashtrojnë për levizjen e Berishës ndërsa të tjera qëllime hipokrite ka Berisha.
    E para-Berisha e ka ndërmarë këtë betejë vetëm për qëllimet e Tij personale dhe nuk kanë të bëjnë fare me fatet pozitive të Partisë Demokratike.
    E dyta-Berisha insiston të manipulojë antarët e Partisë,votuesit dhe ithtarët e vet se Ai-Berisha-ka qënë dhe është ende,udhëheqësi i vërtet që ka punuar dhe punon në sherbim të Kombit dhe të Shqiptarëve,me qëllim që të projektojë tek Ata Liderin Patriot dhe të ndershëm ose me troç si Heroin e Shqiptarëve dhe i të djathtës Shqiptare.
    E treta-Si person i njohur si hakmarrës i pa ndreqshëm,Ai kërkon të hakmerret ndaj “tradhëtarit” Lulëzim Basha dhe se do t’ja arrijë asaj siç ka bërë me gjithë të tjerët,dhe për të dhënë sinjalin frikesues se as kurkush nuk do ti shpetojë hakmarrjes së Tij.
    E katërta-Me rrëzimin e Bashës ai godet dorzanin Amerikan,mbështetesin Amerikan për likuidimin e Tij,duke krijuar një efekt moral dhe etik përballë të gjithë atyre qe e duan Atë dhe që janë gati të konsumohen vetëm për Berishën dhe ti kthejn krahët Amerikaneve.
    E pesta-Ai do të realizojë qëllimin e tij të fshehtë-dhe këtë e bën gjoja në emër të formalizimit të Partisë rreth statutit dhe strukturave demokratike të Partise Demokratike që janë perdhosur e shkelur nga autokrati i Partisë Basha që Ai nuk e paska njohur-për të vendosur në krye të saj dorën e vet ose më sakt një Bashë të ri me qëllimin e mbajtjes peng të politikes Shqiptare,pluralizmit dhe demokracisë Shqiptare,për ta vonuar atë në kohë dhe për ta minuar progresin Shqiptar në Ballkan.
    E gjashta-Për të evokuar para Shqiptareve dhe të djathtes Shqiptare se ishte Ai që udhëhoqi përmbysjen e Komunistëve dhe triumfin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri,dhe se është po Ai që pas 30 vjetësh kur Partia Demokratike pothuajse ishte degraduar plotësisht deri në rrezikun e zhdukjes përfundimtare,e ngriti atë nga hiri dhe e rithemeloi me madheshtinë e së kaluarës së lavdishme.
    E shtata-per të bindur të tjerët se Ai nuk ka asgjë,nuk ka bere asnjë krim,asnjë vjedhje asnjë korrupsion dhe asnjë shkelje të parimeve demokratike e pluraliste dhe se po vdes i akuzuar pa të drejtë nga Amerikanet për të cilët kam treguar gjithmonë besnikeri dhe luajalitet,dhe se këtë-duke lënë litarin jashtë varrit-ma ka bërë e majta Shqiptare dhe lideri i saj Edi Rama.
    Keto janë qëllimet e verteta të Berishes.

  15. Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:

    Si urdheron i ke rene pikes duke u sjellur si pordha neper breke per dy lek artikull qe shet, ore nipce i Bllokut i krimiminelit Hysni dhe djali i spiunit te regjur Mehdi ne kohen e diktatures.

  16. DIELLI says:

    O Andi analizo nje here realisht,degjoje z Mero ben analiza pikante dhe te verteta kurse ti del nga del dhe kavallit i bie me nje vrime.Populli nuk eshte budalla sa mos ti kuptoje te gjitha ,edhe Lulin kur qesh dhe Saliun kur egersohet ,te dy jane interesaxhinj per karriget e tyre,fatkejsisht per ata demokrate qe jane hipnotizuar,me virusin berishjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje