Soreca takon Ulsi Manjën: Reforma e drejtësisë duhet të konsolidohet tani

30 Shtator 2021, 18:39Politika TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi. Sipas tij, efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor.

“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore.

Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore.

Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, shkruan Soreca.

1 komente në “Soreca takon Ulsi Manjën: Reforma e drejtësisë duhet të konsolidohet tani”

  1. ?????? says:

    ulsi kaka shume i korruptuar si njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje