Basha e ndëshkoi pasi i doli në krah Berishës, Bylykbashi filozofon në rrjetet sociale

30 Shtator 2021, 15:01Politika TEMA
Basha e ndëshkoi pasi i doli në krah Berishës, Bylykbashi

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi një ditë më parë u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Foltoren e tij në Durrës. Pas kësaj erdhi edhe “hakmarrja” nga Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga “Zgjedhorja”.

Ndërsa nuk ka munguar një reagim në rrjetet sociale nga Bylykbashi, ku shkruan se demokrat të bën vetëm statuti. Ai ka shkëputur një shembull nga filmi “Ura e Spiunëve” që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla.

Reagimi i plotë:

Statuti na bën të jemi demokratë. Vetëm statuti! Filmi “Ura e spiunëve” jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla.

Vetëm zbatimi i rregullave garanton frymën e demokracisë dhe besimin e njerëzve në të. Por rregullat burokratike as mund të jenë kundër frymës së demokracisë e as mund ta pengojnë apo vrasin atë.

Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc.

Përndryshe nuk është demokraci por autokraci. Nuk do kemi pluralizëm por centralizëm. Dhe keto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinzare.

Ky është një leksion që na e jep demokracia amerikane. Ky leksion demokracie vlen për shtetin, por po aq vlen për partitë, sepse ato marrin persipër që të përfaqësojnë vullnetin e demos-it, popullit.

Nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin, të jetë demokratik!

Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë.

Është kjo një urë ku shkëmbehen jo thjesht spiunët si në Berlinin e Luftës së Ftohtë, por shkëmbejmë demokracinë me autokracinë. Kutia e votimit, ku çdo antar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë pavarësisht dasive. Ndaj vetëm STATUTI na bën demokratë!

*******************

“Ura e spiunëve”

Në mesin e Luftës së Ftohtë, një avokat amerikan u caktua nga gjykata të mbronte një spiun rus që të gjithë donin ta shihnin në karrigen elektrike. Në fund agjenti shpetoi nga ekzekutimi dhe shkëmbye me një rob amerikan.

Dialogu:

Donnovan, avokati i spiunit rus: Je i CIA-s?

Agjenti Hoffman: Po. Desha të bëjmë një bisedë. Si po shkon çështja?

Avokati: Çështja po shkon shumë mirë. Nuk mund të bëhej më mirë.

Agjenti: Ke folur me Abel (klientin)?

Avokati: Më fal çfarë the?!

Agjenti: A ka thënë ai ndonjë gjë deri tani?

Avokati: Nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë!

Agjenti: Sigurisht që jo (me nënqeshje ironike).

Avokati: E kam seriozisht, nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë. Po me kërkon të thyej rregullin e sekretit avokat-klient?!

Agjenti: Lëri këto tani, avokat …

Avokati: Kujt i thua “lëri tani këto, avokat”?!

Është hera e dytë që ma thua dhe sa më shumë e dëgjoj aq më pak më pëlqen!

Agjenti: Dëgjo, unë e kuptoj rregullin e sekretit avokat-klient, kuptoj lojrat ligjore, kuptoj edhe se kështu ti siguron jetesën, por po flas për diçka tjetër. Po flas për sigurinë e atdheut tënd dhe më vjen keq nëse menyra si të pyes të ofendon, por ne duhet të dimë çfarë të thotë klienti. Donnovan, që të më kuptosh, ne kemi nevojë të dimë gjithshka. Mos bëj filma me mua! Nuk kemi ketu asnjë Libër Rregullash.

Avokati: Ti je agjenti Hoffmann, apo jo?

Agjenti: Po.

Avokati: Me origjinë gjermane?

Agjenti: Po.

Avokati: Une quhem Donnovan, irlandez nga te dy prinderit. Unë jam irlandez, ti je gjerman, por ajo që na bën të dy amerikanë, është një gjë. Një gjë e vetme. Vetem një: Libri i Rregullave. E quajmë Kushtetutë. Ne kemi rënë dakord per ato rregulla dhe kjo na bën të gjithë ne amerikanë. Kjo eshte gjithçka që na bën amerikanë. E mos më thuaj mua qe nuk kemi Libër Rregullash! E mos më tund kokën kot mua, ti bir…

14 komente në “Basha e ndëshkoi pasi i doli në krah Berishës, Bylykbashi filozofon në rrjetet sociale”

  1. Partizoni says:

    Dhe ti idiot quan frume dhe besim mbrojtjen e sali berishes, Dhe sa per filma je lodh shume me te mbush mendjen me nje film te huaj qe e ke shtjelluar si roman ,per ty mjafton vetem thenia tek filmi shqiptare KAPEDANI Hajde rini hajde dhe te kuptosh se ku keni arrit ne se mund ta kuptosh !!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Prind says:

      Eshte Berisha ai individ qe po perdor serish PD per interesat personale te tij dhe familjes se tij.
      Kshuqe e gjitha sa ke shkruar mor bir qendron, por çekanet i bien Berishes – jo atje ku i dergon ti.Trap!

  2. Durrsakja says:

    Sa filosofi ke bere o Bylykbash, po rregull eshte tju dalesh Kundera kryetarit? Mesa duket po inspiron te te propozoj ty Sala kur te heqi Lulin, keqardhje Po ka shume kandidate perpara teje. Sigurisht ti je me i zoti dhe i afte se Luli, por Saliu nuk te beri ty kryetar ne 2014 po ate qe e kishte mik te familjes qe i jepte siguri qe do ti rrinte peme leper’s. Prandaj mos shpreso ai ben Abin, dhendrin para tejr, me degjo mua mos shpreso kot, mos u servilos se do te shtremberohet kurrizi.

  3. Lomy says:

    Oerta e di mire punen e birit te …

  4. Red says:

    He mer Bylyk kur ta kuptosh ti qe je ne anen e gabuar…
    Per nje gje e kam simpati Ramen qe ja u futi ne goje embel

    1. oert BYlyku says:

      ha ha ha ha ha ha

      embel!!!

  5. Selman says:

    U bo filosof Oerti.
    Ik fshiji bythen Saliut. Sa her te dhjesi, fshija mir Oert. I djeg suma per statutin Oertit. Me vast qe as nuk e ka lexu naiher. Shifeni edhe shembujt nga filmat i merr. Me batuta filmash. Me mir kish zbradh dialogjet e filmit “debatik”. Ja kuptojn me mir shoqnia ato batuta.
    Oerdi qe i paska hy filozofizmave me dialogje filmash. N plazh truni

  6. Zoni ijes says:

    Ju jeni byhqir pa perjashtim te gjithe ne kongresin e partis 2013 qe u mbajt vetem Ibsen Elezi i kukesit doli e tha partia demokratike ka rene ne zgrip dhe ja ku eshte ne 2021 ku jeni, hapni youtube dhe shikoni
    Kjo parti duhet te dale jashte ligjit me berisha me basha saljana e grida ndoka e paloka

  7. DENI says:

    OERT Fitove shume pike qe u shkepute nga Basha, por ke humbur tmerresisht shume pike duke i shkuar prapa Berishes. Iu referove SHBA-se per demokracine, por eshte kjo qe ndehkoi Berishen, kete monster per keqberje ndaj Kombit Shqipetar e me gjere.

  8. Lida says:

    TE GJITHE ATA QE E NJOHIN NGA AFER SYPERMBYSURIN BYLYK- BASHI THONE QE ESHTE NJERI SHPIRTZI E TINZAR.
    ANTISTATUTOR NE PD KA QENE VETE BERISHA QE TI SOT I DEL NE KRAH.

  9. Ilirjan says:

    I kemi pare VOTIMET E FSHEHTA te saliut o kokrra e katundarit nga Durresi, pa folur per te tjerat, se jane shume e te gjitha traplleqe. Edhe nje here qe Luli eshte ne anen e duhur, ti gomar u vure ne anen me te gabuar. Nuk zhgenjeve dhe kete here.

  10. Prind says:

    Keta i ka tredhur Berisha qe te gjithe!

  11. KINOSTUDIO says:

    hahahahahahahaha… na gjej nai film tjeter o llull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje