Atentati në sy të fëmijëve për një shuplakë, merr fund arratia e juristit Mitri Prifti

30 Shtator 2021, 09:12Politika TEMA

Katër muaj pas atentatit që iu bë Edison Begajt në Vlorë, ku si pasojë mbeti i plagosur, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mitri Prifti 36 vjeç me profesion jurist.

Policia e Vlorës bën të ditur se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për 36-vjeçar e shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj të këtij viti në fshatin Kaninë.

“Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet nga hetimet thanë se shkak është bërë një përplasje që autori i dyshuar ka pasur me Begajn në zonën e Lungomares në Vlorë.

Përpasja verbale mes të dyve në një lokal, u pasua dhe me konflikt fizik ku Begaj e ka qëlluar Priftin. Kjo dyshohet se ka qenë e patolerueshme për autorin e dyshuar, i cili sipas burimeve është edhe me profesion jurist.

Ndaj disa ditë më vonë, ai dyshohet se ka organizuar atentatin, që rezultoi i dështuar.

Begaj u qëllua në 29 maj me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kapën në këmbë dhe 38-vjeçari përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Autorët e pritën 41-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë. Begaj do të ndihmoj nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kapën në pjesën e poshtme të trupit.

2 komente në “Atentati në sy të fëmijëve për një shuplakë, merr fund arratia e juristit Mitri Prifti”

  1. Bledi says:

    Te gjithe shqiptaret u bene jurist me diplome. Edhe media thote juristi Miti Prifti jo fshatari i Kucoves Miti Prifti. Jo po u arestua kooperativisti Miti Prifti ose mekaniku Miti Prfti, po cfare jane keto tituj qe vini ketyre funderrinave??

  2. k says:

    Juristët e Kristalit, vrasës të lindur me dna kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje