Kryeministrin Edi Rama e akuzon për masakër zgjedhore në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa Lulzim Bashën për tradhtar. Kështu është shprehur Sali Berisha nga Durrësi me mbështetës demokratë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se kryeministri Rama nuk i ka fituar zgjedhjet e 25 Prillit, por sipas tij Lulzim Basha nuk e denoncoi “masakrën elektorale” me fakte dhe për këtë fakt ai e konsideron “tradhtar”.
“Që ta dini ju, muajin e fundit të fushatës, në Prill janë disbursuar 90 milionë Euro në 4500 familje në rrethin e Durrësit dhe në rrethe të tjera. Euro të dërguara direkt në konto bankare. Mbaruan zgjedhjet, tani nuk pyet kush më për to. Të gjitha këto i bëri Edi Rama.
Por tradhtinë e bëri Lulzim Basha, sepse jam ulur me të, edhe publikisht jam ngritur që pati dhe keqkuptime ndaj shkrimit tim. Kërkova që PD të bëjë avokatinë tuaj në arenën ndërkombëtare duke denoncuar masakrën zgjedhore të Edi Ramës, ndonëse i bindur që PD nuk i fitoi zgjedhje. Lulzim basha po tha. U mor zoti Basha me këtë? U mor me karrigen e tij.
Po po tha dhe filloi zgjedhjet në parti. Pati hallin e karriges së tij dhe tani vazhdon në sintoni. Ç’punë ka opozita me TVSH? Paketa fiskale në gjithë botën është e drejtë e qeverisë, opozita kundërshton. Opozita nuk bën propozime në erë. Fillojmë reformat këtu njëherë, hajde të fillojmë reformat në Partinë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.
Ky eshte bere njeriu me i urryer, Berisha po mundohet te shfrytezoje cdo moment per te rehabilitua figuren e tij te zeze dhe te poshter. Nqs ky popull do ta haje edhe kete radhe sapunin, mos te ankohet per asnje gje dhe te mbaje pasojat e cdo vendimi qe merr. Basha dhe Rama jane e keqja mee vogel e vendit krahasuar me banden Berisha-Meta…
Me këtë qe thotē Berisha i bie që Basha nuk deshi t’ë bëhej kryeministër , tradhëtoi veten dhe demokratët .
Sa për faktet e masakrës, ç’të nxjerë apo të 2011 ës ,kur u bë kryetar bashkie ?!!!