Në “Foltoren” e Sali Berishës, nuk munguan sërish deklaratat e luftës dhe thirrjet për trazira.
Një i dënuar nga gjykata, mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit, theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe iu bashkua në Durrës, takimit të Sali Berishës me demokratët.
Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbuloi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.
Por problemet me drejtësinë, jo vetëm që nuk e penguan të shkelë masën e arrestit, por as për të bërë deklarata lufte: ‘Jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin’, inkurajoi i dënuari Sali Berishën.
“Kemi arrit në atë pikë ku nuk mban më. Me bindjen më të plotë 90% përvec disa këllirave, ke bërthamën dhe zemrën e demokratëve durrsakë. Jam Ilir Amedani që në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra.
Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.
Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai.
Militanti duket se mori edhe “miratimin” e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk e dënoi aktin e shkeljes së ligjit nga simpatizanti i tij.
Më zë të ulët, Berisha artikuloi vetëm dy fjalë: E kemi me votë.
Po kush është Ilir Amedani
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.
Gjithsesi, deklaratat e luftës në takimet e Berishës, nga militantët apo vetë ish-kryeministri, nuk janë të pazakonta.
Historiku me deklarata lufte
Kujtojmë se pak kohë më parë, ish-lideri histori i PD i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi.
“U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- deklaronte Berisha disa vite më parë në Parlament.(Shqip)
E keqja e këtij vëndi është vetëm një dhe ai është Sali Berisha.Arestimi i tij dhe dënimi janë shpëtimi i Shqipërisë.Saliu menson sot se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar:të mbledhë hajdutët e kriminelët dhe të bëjë ndënjë vrasje për të akuzuar Ramën si vrasës.SPAK nuk e di pse nuk vepron por e le të bredhë nëpër Shqipëri si trim i madha.Nga ana tjetër pa vonesë USA dhe Basha të nxjerën bëmat e Saliut që ta byllë gojën.Në Shqipëri ka shumë njerëz të krimit të cilët mund të shkojnë mbrapa Saliut jo për PD-në po për të vjedhur
Saliu eshte vetem KATALIZATORI i pisllekut,qe e kemi me shumice per fat te keq.
Xhoxh komunisti ja fut kot. Edhe Berisha eshte viktime e sistemit te tij qe u betonua perfundimisht nga Rama dhe Meta.
=
si puna e ketij krimineli , Rama, Brace , Tualeti , Ruci Saje qorri kane me bollek….
shikoni o njerez ku eshte katandisur pd ja nen derejtimin e vicidolit. Llumi i shqiptareve , tip perbindeshash si Sali Lushe kundertanku i jane bashkuar kesaj force destruktive qe kesaj radhe duket se e ka marre rrugen e mutit nga goditja qe mori me 25 prill dhe nuk ka shanse me per te ardhur ne pushtet me te tille bandite si ky krimineli Ilir amedani dhe per nja 12 vjet.
o çe
ajo ashtu ka qënë gjithnjë!!
kujton ti se me lulkuqen do jetë më mirë!!
parti bastardësh si po bëhet,ngadalë,ngadalë dhe PSja!!
Dhe më keqja ishte kure ai bente deklerata te tilla të tjer rrenin shuplaka si të ishin Talinane.. prandaje dhuna dhe krimi gjene terren ku do në Shqiprie se pse e perkrahin të gjith shumica nga friga e dikushe nga interesat.. Edi Rama Turkut Erdoganit… Sali vrasit… Lulzim Basha.. ilir hajduti …. Fatose Nanoes e shme e shume politikanve te tjer duhet tē ju vihen prangat dhe tu konfiskohet pasurija
Saliu u zgërdhi kur foli ky fundërrina. Nuk reagoi as kur mori vesh se ai kishte thyer vendimin e gjykatës, as kur ai bëi thirrje për rrëmbimin e armëve. Ky është kontingjenti i Sali Berishës.
Paska alamet sivie , sot ne kte koh po nuk pate qen ne burg , po nuk qe hajdut , po nuk kundershtove policin nuk je i plocum , ky qenka per deputet dhe politikan , i ploteson kushtet .
E keqja e vendit eshte Sali Berisha. Eshte e qarte si drita e diellit. Por keto shkrimet si gazeta 55 e fahriut. O Mero le nam. Njehere e nje kohe temen e lexonin dhe intelektualet. Tani e ke bere portal per koqet e kandarit. Ekstremistet.
Saliu eshte perbindesh qe vetem vdekja do ja heqe fuqine te beje keq.
Por te nxjerresh foton e ketoj plehres burgaxhiut dhe ta tregosh sikur berisha eshte udheheqesi i tyre. Po Rama qe kishte dale me atë djalij që vrau policin?!
Po lerini keto palacolleqe
Fan-shit. Berisha eshte fleta e turbinës. Injoranca dhe mizerabiliteti janë muti që shpërndahet dhe ndyn gjithshka. Mjafton Mos ekzistojë njëra prej tyre dhe fenomeni nuk ndodh. Fatkeqsisht I kemi të dyja.
Sikur dhe njehere ta mare Berisha (shembull) neve si shtet na fusin ne listen e zeze per vendet demokratike!
eshte tamam ajo qe shkruan ,nuk i shtoj asnje presje….bravo Xhoxhi