Edmond Spaho "tradhton" Bashën dhe i bashkohet Berishës

1 Tetor 2021, 09:45Politika TEMA

Edmond Spaho i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës, duke shtuar kështu numrin e deputetëve që janë me të kundër Lulzim Bashës.

Spaho e ka bërë të ditur këtë lëvizje të tij përmes një reagimi në rrjetet sociale ku thotë se “në keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership”.

Sipas Spahos, PD “eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit”.

Ndërsa thekson se hapja e Partise, “debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD”.

Postimi i plotë i Edmond Spaho:

Te nderuar demokrate dhe demokratë,

PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD.
Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.

Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.

Te nderuar miq,

Mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.

Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.

Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership.

Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.

PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare.

Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane.

Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare.

6 komente në “Edmond Spaho “tradhton” Bashën dhe i bashkohet Berishës”

  1. xhoxhi says:

    Kaq torollakë njerëz unë skam parë.Bberisha don të shpëtojë familjen e tij që ka vjedhur 30 vjet dhe këta i shkojnë pas me mendjen se do regullohet partia demokratike.Kjo parti nuk do regullohet kurrë sepse ashtu u krijua dhe ashtu është katandisur.U formua me njerzit jo të mirë,hajdutë,ipokritë,komunistë,sigurimsa etj etj dhe kështu dinë shumë gjëra njëri për tjetrin dhe prandaj kanë frikë të largohen nga Saliu.Ana tjetër duhet ta kuptojnë sepse Shqipërinë e vërtit si të dojë amerika me ca para që jep për të realizuar qëllimet e saj.Ajo e hoqi Saliu jo për tu kthyer përsëri po për tju drejtuar gjykatës dhe emërimi i një kryetari të ri që mendon Berisha nuk mund të realizohet kurë sepse USA do verë veton dhe do caktohet ai që e dëgjon Amerikën.Të dalësh non grata si familje dhe ti shkosh prapa të dëgjosh pordhët Saliut më duket sa qesharake dhe aq idiote.Berisha lodhet kot dhe ky turne i tij do e shkatërojë përfundimisht partinë demokratike.Shqipëria nuk është si Koracia ,Polonia,Hungaria etj etj por është një shtet pa ekonomi pa industri pa njerëz politikanë dhe atë që duhet të bënin vetë shqiptarët po e bën Amerika dhe kuptohet do ta bëjë siç don ajo.Kjo luftë midis Bashës dhe Berishës në këtë moment i shërben vetëm qeverisë dhe jo partisë demokratike.

  2. Se mos vetem Mondi edhe Basha vetë me Saliun është , për të larguar Lulin .

  3. aleko says:

    duket nga koka ky , sa nje kazan rakie e paska..cfare mund te pritet..

  4. gaforrja says:

    Mondi bjeri defit sa te mblidhen shoket.

  5. Lymi Tutit says:

    Mendoni pak…….. Edmond Spaho personazh politik…… duhet te lexosh dhe statuset e tij ……… nga individed me medioker,me politike dhe ne shoqeri… Lymi Tutit

  6. Partizoni says:

    Do kishe bo mo mire te kishe shku me Barcelonen se Laporta te paguan me mire dhe ndoshta e shpetojshe dhe kete ekip!!!!!! Tani po ndahet dhe do vazhdoje te ndahet se pse pd ska mundur dhe sdo te munde me kurre te vije ne pushtet. RRACE E FELLIQUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje